Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit Juridik të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë dhe Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), studentët tanë morën pjesë në Akademinë për Drejtësi Sociale, e cila u mbajt për katër ditë në Prishtinë.
Në këtë akademi u përfshinë studentë të programit Juridik i Përgjithshëm, në nivelin bachelor, si dhe studentë të programit master E Drejta dhe Siguria, të cilët dëshmuan përkushtim dhe angazhim në avancimin e njohurive të tyre juridike dhe profesionale.

Gjatë katër ditëve të Akademisë, pjesëmarrësit trajtuan tema të rëndësishme që ndërlidhen me drejtësinë sociale, përgjegjësitë institucionale, barazinë dhe qasjen në drejtësi, të drejtat në marrëdhëniet e punës, kontratat kolektive, pensionet, procesin legjislativ, parimet kushtetuese dhe praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Pas përfundimit të Akademisë, studentët pjesëmarrës u certifikuan për angazhimin dhe pjesëmarrjen e tyre. Ndër ta ishte edhe studentja Liridona Raci, së bashku me studentët e tjerë të Fakultetit Juridik.
Pjesëmarrja në aktivitete të tilla paraqet një mundësi të rëndësishme për studentët që të ndërthurin njohuritë teorike me përvojat praktike, të zhvillojnë aftësitë profesionale dhe të përgatiten për sfidat e ardhshme në fushën e drejtësisë.
Fakulteti Juridik mbetet i përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me institucionet dhe organizatat profesionale, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin akademik dhe profesional të studentëve.
Akademia për Drejtësi Sociale organizohet nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED).
Studentët në qendër – dije, përvojë dhe profesionalizëm në shërbim të drejtësisë, transmeton UHZ, përcjell helveticALforum.ch
#UniversitetiHaxhiZeka#FakultetiJuridik#StudentiPartner#StudentiNëQendër#DrejtësiaSociale#IKD#Juridik#EDrejtaDheSiguria#EdukimiJuridik










