BallinaArsimiNënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit Juridik në Prizren dhe Fakultetit të Shkencave...

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit Juridik në Prizren dhe Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore në Tetovë

-

Marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit akademik në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe shkëmbim të përvojave ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë.

Prizren/Tetovë – Fakulteti Juridik i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë siç mëson helveticALforum.ch kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për Shkencë dhe Arsim, me synim zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve akademike dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim ndërinstitucional. Memorandumi u nënshkrua nga dekani i Fakultetit Juridik, Prof. asoc. dr. Armend Podvorica, dhe dekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, Prof. dr. Merita Zulfiu Alili. Në ceremoninë e nënshkrimit, delegacioni i Fakultetit Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” përbëhej edhe nga Prof. asoc. dr. Halim Bajraktari dhe shefi për mësim, ass. Milot Krasniqi. Marrëveshja parasheh bashkëpunim në disa fusha me rëndësi për zhvillimin e arsimit të lartë, përfshirë mësimdhënien, kërkimin shkencor dhe shkëmbimin akademik.

Përmes këtij bashkëpunimi synohet të krijohen mundësi për shkëmbimin e përvojave profesionale, avancimin e aktiviteteve akademike dhe nxitjen e iniciativave të përbashkëta në fushën e shkencës dhe arsimit. Nënshkrimi i këtij memorandumi përbën një hap në drejtim të forcimit të lidhjeve ndërmjet dy institucioneve universitare, duke hapur perspektiva për bashkëpunim më të ngushtë mes stafit akademik dhe zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta me interes për të dy fakultetet. Për Fakultetin Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, kjo marrëveshje pasqyron angazhimin për ndërkombëtarizimin e veprimtarisë akademike, përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie dhe avancimin e kërkimit shkencor. Përmes partneriteteve të tilla, institucionet e arsimit të lartë synojnë të forcojnë bashkëpunimin rajonal dhe të kontribuojnë në zhvillimin e një mjedisi akademik të hapur ndaj shkëmbimit të njohurive, përvojave dhe praktikave bashkëkohore, transmeton Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Dhuna ndaj gazetarëve në Shqipëri, organizatat e medias kërkojnë hetime të...

0
Sulmet fizike, përdorimi i forcës nga policia dhe pengimi i gazetarëve gjatë raportimit kanë ngritur shqetësime për lirinë e medias në Shqipëri. Reporterët pa...