BallinaArsimiProf. Dr. Nevzat Bejtuli zyrtarisht anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve...

Prof. Dr. Nevzat Bejtuli zyrtarisht anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut

-

Prof. Dr. Nevzat Bejtuli është zgjedhur zyrtarisht anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut, në vlerësim të kontributit të tij në fushën e artit dhe arsimit universitar.

Në ceremoninë solemne, të mbajtur më 19 tetor 2026, morën pjesë Rektori i Universitetit të Tetovës, së bashku me drejtues të tjerë të universitetit dhe kolegë nga njësitë akademike.

Me këtë rast, Universiteti i Tetovës i shprehu urimet më të sinqerta Prof. Dr. Nevzat Bejtulit, duke e cilësuar këtë zgjedhje si vlerësim të përkushtimit dhe profesionalizmit të tij, si dhe të kontributit në zhvillimin e arteve pamore dhe në edukimin e gjeneratave të reja.

Gjatë veprimtarisë së tij akademike dhe artistike, Prof. Dr. Nevzat Bejtuli ka dhënë kontribut të çmuar në promovimin e kulturës dhe të identitetit kombëtar shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Universiteti i Tetovës e vlerëson këtë arritje si moment krenarie për komunitetin akademik dhe i uron profesorit suksese të mëtejme në veprimtarinë e tij shkencore dhe artistike, transmeton UT, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Qeveria shqyrton kufizimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç

0
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria po shqyrton një paketë të re masash që përfshin mundësinë e uljes së moshës së...