Nga Agni Aliu
“Paslufta e mia”, që doli para pak kohësh, është libër kujtimesh, esesh, dëshmishë dhe e analizave politike, e para e llojit të tillë ndër ne që vjen nga një autor poliederik njësoj i sukseshëm në letërsi, historiografi dhe publicistikë (korrespondent shumëveçar i gazetës “Rilindja” në Bon të Gjermanisë). Si intelektual i “brezit të artë” të viteve të shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta, dhe pjesëmarrës i zhvillimeve politike në fundvitet e tetëdhjeta dhe ato të nëntëdhjeta (bashkëthemelues i LDK-së), Buxhovi i trajton dy “pasluftat” e tij personale dhe të Kosovës. Të parën nga vitit 1946-1999 dhe të dytën nga viti 2000-2026. Titulli luan me fjalën “luftë” – jo vetëm lufta me armë, por “luftat” me politikën, me zhgënjimet, me veten.
Kur jemi të fjala “zhgënjim”, Buxhovi flet hapur për pritjet e mëdha të 1999-s dhe realitetin që erdhi pas: korrupsionin, nepotizmin, ikjen e të rinjve si dhe rrënimin e të gjitha vlerave të sistemit: arsimin, kulturën, shëndetësinë, e mbi të gjitha të shtetit të ligjit. Me këtë rast, autori analizon klasën politike, partitë, marrëdhëniet me Serbinë, BE-në dhe SHBA-në. Është kritik, ndonjëherë i ashpër.
Natyrisht se vlerësimi bëhet nga përvoja personale si shkrimtar, publicist, dhe intelektual i shquar i dy “pasluftave”, ku e para shfaqet si ngritje, ndërsa e dyta, me shtetin – në rënie. Bie në sy se stili i Buxhovit eseistiko-publicisitik është direkt dhe pa doreza – thotë atë që mendon, pa e zbukuruar, me ç’rast përzien fakte me opinion, historinë me emocione. Gjë që fitohet përshtpja se është pesimist por i sinqertë sepse nuk sheh gjëra rozë, por siç e thotë, niset nga qendrimi i Morin it se inteletualët duhet të jenë kritik jo vetëm ndaj asaj që ka ndodhë dhe nuk është dashtë të ndodhë, por edhe ndaj asaj që është dashtë të ndodhë dhe nuk ka ndodhë.
Pse libri në këto rrethana është tejet i rëndësishëm?
“Pasluftat e mia” doli nga shtypi para një muaji me rastin e 80 vjetorit të lindjes së autorit (04.08.1946) dhe bëri bujë sepse
ishte nga zërat e parë publikë që tha troç: “liria nuk u kthye në çlirim dhe parlamentarizmi nuk u kthye në demokraci”, pra “nuk jemi aty ku duhet të ishim një çerek shekulli pas lufte”. Me këtë diskurs të parin e llojit të till te ne, libri u bë referencë për ata që janë të zhgënjyer me tranzicionin, me shtetin si vlerë dhe jo si pronë e feudeve politike, ndaj ishte e pritshme hapja e debateve të mëdha në media dhe rrjete sociale.
Andaj, libri paraqet një vlerë për ata që duan ta kuptojnë Kosovën pas 1999-s jo vetëm me statistika, por me ndjesinë e një intelektuali që e ka jetuar. Në këtë mënyrë, Buxhovi nuk lë askënd indiferent., veçmas me konstatimin bazë se çlirimi nuk u kthye në liri dhe parlamentarizmi nuk u kthye në demokraci. Sa i përket kësaj të dytës, autori shpreh zhgënjim, meqë
kthimi i Kuvendit në cirk është ajo që i lëndon më shumë njerëzit.
Sepse Kuvendi duhet me qenë vendi ku zgjidhen problemet, jo ku prodhohen. KJo është tejet shqetësuese, sepse humbet besimi kur qytetari sheh sharje, bllokime, karrige të zbrazëta dhe me të drejtë thotë: “për kë po votoj unë atëherë?” Ose “Ku po shkon ky shtet i krijuar me mundin, dije dhe gjakun e shumë brezave?”
Buxhovi e thotë se parlamentarizmi pa përgjegjësi bëhet teatër. Ndërsa mosbatimi i vendimeve të kushtetueses paraqet “puç të heshtur”. Andaj, kur Kuvendi bëhet vend për show dhe jo për punë, çlirimi mbetet vetëm formal. Liria reale e qytetarit varet nga sa mirë funksionojnë institucionet.
Sa për fund , mund të thuhet se “Pasluftat e mia” paraqet një vepër tejet komplekse, me kritika të ashpra ndaj klasës politike pse shtetin e pa si mundësi, që nëpërmes pushtetit, atë ta kthejë në plaçkë. Ndërsa parlamentarizmin ta kthejë në një cirk, për ta zhvlerësuar, siç po ndodh gjatë këtyre kohëve të fundit, për t’i krijuar alibi partisë në pushtet, që të instalojë një qeverisje autoritare, paçka se kjo paraqet një rrezik të konfrotimit me ndërkombëtarët, me SHBA-në dhe vendet e NATO-s, që e krijuan shtetin e Kosovës pasi që e çliruan nga Serbia me anën e ultima rastios në vitin 1999.
Ky pozicionim, ka rrezik që nga aspekti gjeopolitik me shumë të panjohura, Kosovën me trazira dhe përçarje të përhershme politike, nga subjekti politik gjeostrategjik, që ishte, ta kthejë në objekt për kusuritje! Ky pozicionim, do t’i shkonte për shtati Serbisë dhe retorikës së saj të njohur nga Çubrilloviqi, Gjorgjeviqi, Qosiqi e të tjerë se “shqiptarët as duan shtet e as që janë në gjendje ta mbajnë edhe kur u dhurohet”!










