BallinaAtdheuLiderët e partive takohen në Presidencë, mungojnë PDK, LDK e AAK

Liderët e partive takohen në Presidencë, mungojnë PDK, LDK e AAK

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur takimin konsultativ me liderët e partive politike për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit. Në takimin e zhvilluar në Presidencë po marrin pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, Donika Gërvalla, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, si dhe përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë.

Megjithatë, në konsultimet e thirrura nga Haxhiu mungojnë përfaqësuesit e tri partive opozitare kryesore. Liderët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë refuzuar pjesëmarrjen në takim. Takimi zhvillohet në kuadër të konsultimeve politike për procesin e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm të Kosovës, ndërsa mungesa e partive kryesore opozitare pritet të ndikojë në vijimin e procesit politik.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kërkoi një ditë më parë (17 gusht) që Lëvizja Vetëvendosje të thërrasë seancën konstituive të Kuvendit, duke theksuar se kjo do t’i hapte rrugë formimit të institucioneve dhe më pas zgjedhjes së presidentit. Tahiri deklaroi se votat e AAK-së për zgjedhjen e presidentit janë “në tavolinë” dhe kërkoi që procesi të ecë përpara sa më shpejt. Ai akuzoi LVV-në se po e zvarrit qëllimisht formimin e institucioneve, me synimin që zgjedhjet e reja të mbahen në fund të vitit.

Nga ana tjetër, deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, deklaroi se partia e tij është e gatshme të kontribuojë në zgjidhjen e ngërçit dhe në gjetjen e një kandidati për president që do të ishte i pranueshëm për të gjitha forcat politike. Hoti tha se LDK-ja ka hequr dorë nga kërkesa për balancë institucionale, me qëllim që të mundësohet funksionalizimi i institucioneve. Sipas tij, fillimisht duhet të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria, ndërsa më pas të hapet diskutimi për zgjedhjen e presidentit, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Lojtari nga Kosova shënon për Bayernin e Munihut

0
Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviçi, po vazhdon me paraqitje të mira te Bayern Munih. Ibrahimoviçi shënoi në ndeshjen miqësore ndaj Heidenheimit, ku “Bavarezët”...

ÇLIRIMI I SHKUPIT SHQIPTAR