BallinaKrijimtariHëna mbi Etnën

Hëna mbi Etnën

Nga Aleksandër Çipa

Lëmshi i zjarrtë në zemër të Tokës,

U shtua dhe ngriti llavë në qiell.

Pas qindra vitesh ripërsëritjesh,

Sërish e gjeti nën Hënë dhe Diell.

Tymin e ngriti me vrulle e shtëllunga,

Dhe zjarri vërshoi si brumë përvëlak.

Në Taormina turistët fiksojnë,

Me gjeste të njëjta vullkanin e lashtë.

Po unë dhe ti si vullkani dhe Hëna,

Jo në distancë, por në pranësi,

Njëri për dritë ne sfondin me natë,

Dhe tjetra estetikë në pak gjithësi.

Hëna mbi tym dhe Etna në llavë,

Mes tyre Toka në jetë me zjarrmi,

O bashkëjetesë që shquhesh në flakë,

Ke flakën tënde, si Etna ka hi….!

Taormina 17.08.2026

Itali

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Daja Ragip u kthye përjetësisht në Dardani – rrëfimi plot mall...

0
Përgatiti Dashnim HEBIBI Një jetë në mërgim, një prehje e përjetshme në tokën e Dardanisë Me dhimbje të thellë, por edhe me krenarinë që lë pas...