BallinaAtdheuShqipëria, destinacion i preferuar edhe për figurat e njohura ndërkombëtare

Shqipëria, destinacion i preferuar edhe për figurat e njohura ndërkombëtare

-

Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet verore, duke u ndalur edhe në qytetin e Beratit së bashku me familjen.

Gjatë qëndrimit në Berat, Francken është angazhuar edhe në aktivitete sportive, mes tyre padel, duke përfituar nga ditët e pushimit për të eksploruar vendin dhe për të kaluar kohë me familjarët.

“Është bukur këtu, e mrekullueshme. Eja, luani padel këtu”, është shprehur ministri belg, duke ftuar të tjerë të provojnë këtë sport në Shqipëri.

Vizita e tij vjen në kulmin e sezonit turistik, ndërsa Shqipëria vijon të tërheqë edhe figura të njohura ndërkombëtare, të cilët zgjedhin vendin për pushime dhe përvoja larg angazhimeve zyrtare, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Begaj thërret partitë parlamentare në konsultime për datën e zgjedhjeve vendore...

0
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të zhvillojë më 30 tetor konsultime me përfaqësuesit e grupeve parlamentare për përcaktimin e datës së...