Të dashur anëtarë,
Të nderuar prindër,
Të nderuar miqë të ansamblit ,
Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, ne k ansamblit “TROJET”, ju urojmë nga zemra paqe, gëzim, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja.
Kjo festë e madhe na kujton vlerat më të bukura njerëzore, respektin, solidaritetin, dashurinë për njëri tjetrin dhe forcën e familjes.
Janë pikërisht këto vlera që na mbajnë të bashkuar edhe në rrugëtimin tonë kulturor e kombëtar.
Le të vazhdojmë së bashku të kontribuojmë për fëmijët tanë, për edukimin e tyre me dashuri ndaj gjuhës shqipe, këngës, valleve dhe traditave tona kombëtare.
Me krenari për rrënjët tona dhe me dashuri për atdheun, të ecim gjithmonë të bashkuar, ashtu siç na ka hije.
Në këtë ditë feste, urojmë që në çdo familje të ketë mirësi, buzëqeshje dhe zemra të mbushura me shpresë e dashuri.
Gëzuar Kurban Bajramin!
Me respekt dhe mirënjohje,
Kryesia e ansamblit “TROJET”




