Ka fjali që do të kisha preferuar të mos i shkruaja kurrë. Megjithatë, respekti për punën time dhe për ndërgjegjen time më detyron sot ta bëj këtë.
Prej vitesh kam vënë përvojën time në promovimin e letërsisë ndërkombëtare, pa kërkuar dhe pa përfituar as edhe një qindarkë, për këtë. Kam ndërtuar ura kulturore mes autorëve, gjuhëve dhe vendeve, duke përkthyer, botuar dhe promovuar krijues nga e gjithë bota. E kam bërë këtë sepse besoj thellësisht se kultura u përket të gjithëve dhe se misioni i saj është të bashkojë, jo të ndajë. I kam promovuar aty ku arrita vetë jo me kokrra (sa për të përfituar nga dikush, për interes personal editorial), ose pa asnjë shqiptar në botë. Jam promovuesja e para absolute që fillova t’i promovoj shqiptarët kudo ndodhen nëpër botë.

U kam hapur horizonte të gjithëve ndër kontinente ashtu sikurse edhe italianëve e kujtdo që më ka kontaktuar, duke u hapur dyer nëpër revistat me të cilat bashkëpunoj:
1. RAVEN CAGE (Gjermani)
2. GÜNCEL SANAT (TURQI)
3. WORDSMITH EDITORIAL (FLORIDIA)
4. THE DAILY GLOBAL (DHACCA)
5. HOMOS UNIVERSALIS (GREQI)
6. PERQASJE ITALO – SHQIPTARE
7. ORFEU (KOSOVË)
8. GAZETA NACIONAL (TIRANË)
9. BARCELONA LITERARY (SPANJË)
10. AMAZING WORD QUIK (KOSOVË)
11. GAZETA DESTINACIONI (TIRANË)
12. THE SEVENTH QUARRY (UELLS)
13. REVISTA MIRDITA (TIRANË)
14. GAZETA CICERONI (KOSOVË)
14. SATURNO MAGAZINE (ITALI)
16. ITALIA NEWS MEDIA (ITALI)
17. KULTURË DHE POPULL (KOREA E JUGUT)
18. LISSALBA (LEZHË)
19. AL MASIDA (EGJYPT)
20. HUMANITY GLOBAL (VENEZUELA)
21. ATUNIS (BELGJIKË)
22. NOI QUI (ITALI)
23. COMPACT NEWS (ZELANDA E RE)
24. FUEL (TIRANA)
25. THE FATEHPUR RISOLUTION ( INDI)
26. SINDHI COURIER (KARAKI)
27. FRENDSHIP OF PEOPLE (TAXHIKISTAN)
28. VERSEUM (ROMANIA)
29. RIVISTA LITERARTE (ARGENTINA)
30. SPRINT. AL (TIRANA)
31. SADA AL THAQAFA (IRAK)
32. LOTHLORIEN POETRY JOURNAL (ANGLI)
33. FEVERS OF THE MIND
34. ALB SPIRIT (TIRANA
35. HELVETIKAL FORUM (ZVICËR)
36. INTERNATIONAL LITERARY (SHBA)
37. FIFTH ART
38. NEWSPAPER LIGHT
39. GLITERATI QUILLWITHSPARK JOURNAL (INDIA)
40. BAMSARI MAGAZINE (BANGLADESH)
Kam bashkëpunuar për botimin e shumë antologjive në: Itali, Shqipëri, Kosovë, SHBA, Turqi, Indi, etjer…
Çdo revistë e imja në të cilën jam editore, është fryt i një pune intensive me: lexime, përzgjedhje, përkthime, redaktime, faqosje, koordinim të qindra autorëve me përkushtim të përditshëm që kërkon kohë, energia, përgjegjësi dhe sakrificë. Është një punë që shpesh mbetet e padukshme, por është krejtësisht reale.
Kur i ndaj revistat e mia apo ato në të cilat botohem nëpër grupet e shumta letrare ndërkombëtare, nuk e bëj për të kërkuar vëmendje apo lavdi personale. E bëj për t’u hapur autorëve dritare të reja, që veprat e tyre të kalojnë kufijtë dhe të arrijnë te lexues të rinj në kultura të ndryshme. Pra, të njihen me revista të tjera prestigjioze ndërkombëtare.
Ajo që më vë re sot, është të shoh se, për disa autore/ë, e gjithë kjo nuk mjafton kurrë. Madje ka nga ata/ato që pretendojnë të botohen në çdo numur pa u lënë radhë të tjerëve. Unë nuk mbush faqe me të njejtët autorë, kurrë nuk u kam kërkuar poezi apo marrë nga publikimet personale pa lejen e tyre sepse nuk jam pa kêrkesa botimesh dhe promovimesh.
Ndodh që pritshmëritë shndërrohen në pretendime – kërkesë, ndërsa puna e bërë merret si obligim nga ana ime. Edhe më e dhimbshme është kur dikush ndërhyn me komente të nxituara, të pasjellshme ose fyese, pa e njohur aspak punën e madhe që qëndron pas çdo botimi. Fjalët kanë peshë të madhe… Kritika është gjithmonë e mirëpritur kur është pa keqdashje; mungesa e edukatës dhe fyerja nuk kanë vend në botën e kulturës.
Mirënjohja nuk është detyrim, por është shenja më e vyer e respektit. Ai, unë, ti, tjetri që punon me zemër nuk kërkon lavdërime, por meriton të paktën që përkushtimi ynë të mos nënvlerësohet e të mos lëndohet nga gjykime sipërfaqësore.
Do të vazhdoj të ndërtoj ura kulturore me të njëjtin pasion që më ka udhëhequr deri më sot. Por dëshiroj të kujtoj se asnjë projekt kulturor nuk mund të rritet pa respekt të ndërsjellë, pa mirënjohje dhe pa vetëdijen se pas çdo faqeje të botuar qëndron një njeri që ka zgjedhur të dhurojë kohën dhe energjinë e tij për të tjerët.
Kultura nuk jeton me pretendime dhe as me fjalë që lëndojnë. Ajo jeton me dialog, bashkëpunim, njerëzi dhe mirënjohje. Pikërisht mbi këto vlera do të vazhdoj të ecë gjithmonë. Unë jam në kërkim të figurave të reja per t’i promovuar, ndaj nuk I marr më parasysh dêrgesat për publikim të autorëve të njejtë. Ndryshe nuk do quhej promovim… Kur ke dritare të hapura, “fluturo” vetë me pendën tënde në horizontet e pafundme.
Ju falenderoj, Angela Kosta
– 6 Korrik, 2026 (Itali)




