
Nga Skender HALIMI, Preshevë
Do të dal andej nga brigjet
Tė ngjitem mbi kala pėrpjetë
E të hedh veshtrimin mbi atdhe
Tė thith pak aromė vegjėlie
Të numėroj gurėt e kalasė
Aq sa kan mbetur kujtim pėr ne
E tja marr njė kėnge shpirti
Sa ti dridh themelet e çarshis
E tė zgjoj shpirtin e kėtij vendi
Varret e heshtura tė baballarėve
Qę na lan gjithçka pas vete
Me djers e me gjak pėr vatan
I turpėruam, i shkelėm amanetin
Nuk lam kockė pa i lėvizur
Me tė bėmat e pista çdo ditė
Qė si shkon pėr fytyre kėtij vendi
Kalaja hesht nuk bėn za
Kushedi çka ruan brenda saj
Njė pikë loti njomi gurėt
Njė ofshamė mali, jehoi lehtė.










