Të nderuar anëtarë dhe përkrahës të Partisë Guxo – Dega në Zvicër,
Koordinatori Haradin Gashi, së bashku me Kryetarin Muharrem Blakaj dhe Nënkryetarin Blerim Ferizi, ju njoftojnë se Kuvendi Zgjedhor i Degës së Partisë Guxo në Zvicër do të mbahet më:
30 gusht 2026
Duke filluar nga ora 13:30
Adresa:
Schulhaus Donnerbaum
Schanzweg 20
4132 Muttenz-Basel
Ky Kuvend organizohet në këtë periudhë pasi në fillim të muajit shtator do të mbahet Kuvendi i Përgjithshëm Zgjedhor i Partisë Guxo në Kosovë. Për këtë arsye, degët në mërgatë duhet t’i përfundojnë proceset zgjedhore gjatë muajit gusht. Nga çdo shtet do të zgjidhen 10 delegatë te cilet do te marrin pjes në Kuvendin e Përgjithshëm në Kosovë.
Lusim të gjithë anëtarët e interesuar që dëshirojnë të marrin pjesë në Kuvend me të drejtë vote, të jenë të pajisur me librezën e anëtarësisë së Partisë Guxo.
Për pajisjen me librezë, ju lutemi të dërgoni:
Kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës (ku shihet numri personal), ose
Kopjen e pasaportës së Republikës së Kosovës.
Rendi i ditës:
1. Fjala e Kryetares Z.Donika Gërvalla
2.Propozime dhe diskutime nga Delegatet
3. Rizgjedhja e Kryesisë së re e Degës Guxo . CH
4. Të ndryshme
Ju falënderojmë për besimin, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!
Haradin Gashi
Koordinator i Partisë Guxo – Dega në Zvicër
076 477 93 40










