BallinaArsimiSimpoziumi Ndërkombëtar «Letërsia e huaj në Shqipërinë socialiste»

Simpoziumi Ndërkombëtar «Letërsia e huaj në Shqipërinë socialiste»

-

Në kuadër të projektit spanjoll të kërkimit, zhvillimit dhe inovacionit ELASOC II, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Fakulteti i Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës «Luigj Gurakuqi» organizojnë Simpoziumin Ndërkombëtar «Letërsia e huaj në Shqipërinë socialiste».

📅 12–13 tetor 2026

🕤 Hapja: 09:30–10:00, më 12 tetor

📍 Salla «Vehbi Bala», Biblioteka e Universitetit

Simpoziumi i kushtohet përkthimit, qarkullimit dhe receptimit të letërsive të huaja në Shqipërinë socialiste, duke trajtuar politikat kulturore, censurën, si dhe rolin e përkthyesve dhe institucioneve në ndërmjetësimin letrar.

Një hapësirë e rëndësishme diskutimi mes studiuesve shqiptarë dhe të huaj për marrëdhëniet e kulturës shqiptare me letërsitë e tjera gjatë periudhës së socializmit. 📖🌐

#UNISHK#UniversitetiShkodrës#LuigjGurakuqi#SimpoziumNdërkombëtar#Letërsia#LetërsiaEHuaj#StudimeAlbanologjike#KërkimShkencor#ELASOCII#Shkodër

Biblioteka Shkencore e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkoder/USH

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

A morën fund “cic-micet” politike në Kosovë?

0
Nga Flamur GASHI Autori është një diplomat karriere dhe një atdhetar i dëshmuar përtej një kufiri politik apo gjeografik Kosova e kaloi ngërçin institucional. Presidentja e Republikës...