BallinaArsimiGjermania mbështet rinovimin e konvikteve universitare në Shqipëri

Gjermania mbështet rinovimin e konvikteve universitare në Shqipëri

-

Tiranë – Përmirësimi i kushteve të akomodimit për studentët dhe modernizimi i konvikteve universitare ishin në fokus të diskutimeve në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli për marrëveshjet e bashkëpunimit me Gjermaninë. Balla bëri të ditur se programi i investimeve parashikon rehabilitimin energjetik të 19 konvikteve ekzistuese, si dhe ndërtimin e të paktën tre konvikteve të reja.

Sipas tij, objektivi është përmirësimi i kushteve të jetesës dhe akomodimit për studentët, duke rritur standardet e infrastrukturës universitare.

“Në fazat e para dhe të treta janë rehabilituar 5 konvikte, ndërsa programi parashikon rehabilitimin energjetik të 19 konvikteve ekzistuese dhe ndërtimin e të paktën 3 konvikteve të reja”, deklaroi Balla.

Ai theksoi se marrëveshja është iniciuar në kuadër të Paktit për Universitetin, ndërsa qeveria, sipas tij, vijon të përmbushë angazhimet e marra për përmirësimin e infrastrukturës studentore.

Investime për standarde më të mira

Duke folur për gjendjen e konvikteve, Balla tha se disa prej tyre, veçanërisht ato të Qendrës Studentore nr. 1, tashmë ofrojnë standarde të mira për studentët. Megjithatë, objektivi i programit është që këto standarde të shtrihen në të gjitha konviktet universitare. Investimet në rehabilitimin energjetik pritet të ndikojnë jo vetëm në përmirësimin e kushteve të banimit, por edhe në eficiencën energjetike të godinave dhe uljen e kostove të mirëmbajtjes e funksionimit të tyre.

Roli i Gjermanisë dhe KfW

Balla vlerësoi mbështetjen e Republikës Federale të Gjermanisë për realizimin e këtyre investimeve, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe institucioneve të tjera financiare. Ai theksoi se, për shkak të natyrës ndërkombëtare të marrëveshjeve, procesi kërkon edhe përfshirjen e Kuvendit përmes procedurave përkatëse të ratifikimit.

Programi për rinovimin e konvikteve shihet si një prej investimeve të rëndësishme në infrastrukturën universitare, me synim krijimin e kushteve më të përshtatshme për studentët dhe modernizimin gradual të godinave të akomodimit.

Me rehabilitimin e 19 konvikteve dhe ndërtimin e të paktën tre objekteve të reja, autoritetet synojnë që standardet e akomodimit studentor të përmirësohen në mënyrë të ndjeshme në vitet e ardhshme, transmeton gtema.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Bedri Hamza jep detaje nga takimi me Albin Kurtin

0
Partia Demokratike e Kosovës i ka dërguar ftesë zyrtare kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut që të thërrasë seancë të jashtëzakonshme sot për të miratuar...