Në kuadër të projektit spanjoll të kërkimit, zhvillimit dhe inovacionit ELASOC II, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Fakulteti i Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës «Luigj Gurakuqi» organizojnë Simpoziumin Ndërkombëtar «Letërsia e huaj në Shqipërinë socialiste».
12–13 tetor 2026
Hapja: 09:30–10:00, më 12 tetor
Salla «Vehbi Bala», Biblioteka e Universitetit
Simpoziumi i kushtohet përkthimit, qarkullimit dhe receptimit të letërsive të huaja në Shqipërinë socialiste, duke trajtuar politikat kulturore, censurën, si dhe rolin e përkthyesve dhe institucioneve në ndërmjetësimin letrar.
Një hapësirë e rëndësishme diskutimi mes studiuesve shqiptarë dhe të huaj për marrëdhëniet e kulturës shqiptare me letërsitë e tjera gjatë periudhës së socializmit. ![]()
![]()
#UNISHK#UniversitetiShkodrës#LuigjGurakuqi#SimpoziumNdërkombëtar#Letërsia#LetërsiaEHuaj#StudimeAlbanologjike#KërkimShkencor#ELASOCII#Shkodër
Biblioteka Shkencore e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkoder/USH










