BallinaAtdheuAkademia e Shkencave e Shqipërisë uron akademiken Justina Shiroka Pula

Akademia e Shkencave e Shqipërisë uron akademiken Justina Shiroka Pula

-

#AShSh

#ASHAK

#Presidente

#JustinaShirokaPula

Akademia e Shkencave e Shqipërisë uron akademiken Justina Shiroka Pula për zgjedhjen e saj në detyrën e lartë të Presidentes së Republikës së Kosovës. Kjo zgjedhje vjen në një moment kur Republika e Kosovës ka nevojë për stabilitet institucional, bashkëpunim dhe mbështetje të gjithanëshme në proceset e saj integruese euroatlantike.

Është një kënaqësi e veçantë të vlerësojmë bashkëpunimin mes nesh si dhe veprimtarinë dhe kontributin e akademikes Justina Shiroka Pula në drejtimin e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Një vend të veçantë në aspekt ka zënë forcimi i bashkëpunimit strategjik dypalësh me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Shumë projekte dhe iniciativa të përbashkëta janë duke u zbatuar ndërmjet dy institucioneve tona.

Nën drejtimin e saj, ASHAK ka punuar për të ridimensionuar rolin dhe peshën e kërkimit shkencor dhe të kërkuesve në jetën e vendit, si dhe për të hapur më tej Akademinë ndaj botës akademike mbarëshqiptare dhe asaj ndërkombëtare. Në këtë aspekt, zgjedhja e saj është edhe një vlerësim dhe ngjarje domethënëse për komunitetin akademik shqiptar i cili ka qenë dhe mbetet një pasuri intelektuale në të mirë të zhvillimit të vendeve tona.

Personalitete si akademikja Justina Shiroka Pula, me përvojën dhe vizionin e saj, përbëjnë një vlerë të rëndësishme për përmbushjen e përgjegjësive që burojnë nga detyra e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Edhe një herë, i urojmë koleges dhe mikeshës sonë, akad. Justina Shiroka Pula, suksese në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës dhe shprehim bindjen se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve akademike të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe më gjerë në hapësirën mbarëkombëtare do të vijojë të forcohet edhe më tej, transmeton helveticALforum.ch.

Tiranë, 7 tetor 2026

www.akad.gov.al

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

BE-ja kritikon ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës

0
Brukseli përshëndet zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës presidente të Kosovës, por shpreh shqetësim për ndryshimet ligjore që, sipas BE-së, mund të bien ndesh me...