BallinaKulturaBotohet “Botë të përthyera kadareane” nga Lili Sula

Botohet “Botë të përthyera kadareane” nga Lili Sula

-

Ky libër është konceptuar si pikëprerje e disa këndvështrimeve mbi poetikën e prozës së Ismail Kadaresë, ku përthyerja e përvojës së diktaturës në gjuhën e letërsisë universale zë vendin më të rëndësishëm.

Në veprën e Kadaresë, diktati, kontrolli dhe mbikëqyrja e shndërrojnë individin në një qenie të shformuar, të nënshtruar ndaj makinerisë shtypëse, e zhveshin nga dinjiteti dhe vlerat humane, duke e kthyer jetën e tij në një makth të përhershëm. Nga ana tjetër, pushteti totalitar vepron duke shkatërruar kujtesën e individit dhe të kombit me qëllim që të manipulohet historia. Këto janë disa konstante themelore të rrëfimeve kadareane, të cilat shqyrtohen thuajse në të gjithë punimin.

Përmes shenjave simbolike dhe alegorike të imagjinatës letrare, të përthyera në realitete historiko-kulturore të gjithkohshme, shqyrtohen raportet dypalëshe mes utopisë dhe distopisë. Këto raporte ndërtohen në bosht ligjërimor projektuar prej një presioni të lartë, ushtruar nga mekanizmat shtypës të pushtetit totalitar, përballë perspektivës së lirisë individuale dhe kolektive.

Viti: 2026

Faqe: 514

ISBN: 9789928873187

Për të parë botimet e reja nga Akademia e Shkencave klikoni linkun: https://akad.gov.al/veprat-e-botuara-nga-ashsh/njofton Akademia e Shkencave e Shqipërisë

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

A morën fund “cic-micet” politike në Kosovë?

0
Nga Flamur GASHI Autori është një diplomat karriere dhe një atdhetar i dëshmuar përtej një kufiri politik apo gjeografik Kosova e kaloi ngërçin institucional. Presidentja e Republikës...