POSTIMET E FUNDIT

HISEN ABAZI – NJË EMËR I RESPEKTUAR I KULTURËS DHE ARSIMIT SHQIPTAR NË MËRGIM!

Nga: Shefqet CAKOLLI – President i SH.K.A “Dardania” në Zvicër

Në jetën tonë shpesh takojmë njerëz që me punën, përkushtimin dhe dashurinë për kombin lënë gjurmë të pashlyeshme në komunitet. Njëri ndër ta është pa dyshim edhe Hisen Abazi nga Medvegja, një njeri i urtë, i dashur dhe i përkushtuar ndaj kulturës, arsimit dhe çështjes kombëtare shqiptare.

I lindur dhe i rritur në fshatin Sfirë të Medvegjës, Hiseni rrugën e dijes e nisi në vendlindje, ndërsa studimet e larta i vazhdoi në Prishtinë, ku u formua si pedagog dhe intelektual i devotshëm i asaj kohe. Pas shkollimit të lartë në Prishtinë, ai kontribuoi si mësues në vendlindje dhe Tupallë, duke edukuar breza të rinj me frymën e dijes dhe dashurisë për gjuhën shqipe.

Kushtet e vështira ekonomike që e kishin përfëshirë popullatën shqipëtare të viteteve të 70-80-ta, si shumë të tjerë edhe Hisen Abazin e gjejmë në mërgim si shumë të tjerë, dhe mori me vete talentin, dijen dhe nuk u shkëput asnjëherë nga rrënjët dhe identiteti kombëtar. Përkundrazi, në Zvicër ai u bë pjesë aktive e jetës kulturore shqiptare, duke sjellë energji, përvojë dhe vullnet të jashtëzakonshëm në ruajtjen e traditave tona.

Dashuria e tij për muzikën burimore dhe popullore shqiptare dhe zotrimi i veglave burimore si daullja, çiftelia, sharkia, dhe defi ishin pjesë e pandashme e angazhimit të tij kulturor. Krahas kësaj, ai vazhdoi me shumë përkushtim edhe misionin e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në mërgatë, duke kontribuar që fëmijët shqiptarë të mos e harrojnë gjuhën dhe kulturën e tyre, natyrisht edhe si bartës i hapjes së shumë paraleleve të mësimit në gjuhën shqipe në Winterthur me rrethinë!

Në SH.K.A “DARDANIA”, Hisen Abazi ishte ndër njerëzit që u kyç qysh në vitet e para të veprimtarisë dhe themelimit të saj. Ai nuk ishte vetëm pjesëmarrës, por një nga mbështetësit më të fuqishëm të shoqërisë, duke afruar pranë saj edhe familjen, miqtë dhe rrethin e tij të gjerë shoqëror e kombëtar.

Me energjinë dhe seriozitetin e tij, ai u bë një shtyllë e rëndësishme e aktiviteteve kulturore, festivaleve dhe organizimeve të shumta që organizoheshin në mërgatë, por jo vetëm kaq edhe ato në vendlindje. Gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, për të organizuar dhe për të mbështetur, Hisen Abazi ishte krahu i djathtë i shumë veprimtarive të SH.K.A “DARDANIA”, duke marrë shpesh edhe role me përgjegjësi të veçanta, duke qenë ndër të fundit që këthehej nga provat, nga aktivitetet, krejt në shërbim të ruajtjes dhe traditës sonë kombëtare, duke i shërby mbarëvajtjes dhe përfundimit të sukseseve.

Kontributi i tij nuk mungoi as në mbështetje të kauzës sonë kombëtare, në organizime humanitare dhe në grumbullimin e mjeteve financiare për çështje me rëndësi kombëtare e shoqërore, si grumbullimi i ndihmave për shkollat shqipe në Kosovë, për grumbullimin e mjeteve financiare të luftës së fundit në Kosovë e Kosovë Lindore, bashkë edhe me 3%-shit e famëshëm të asaj kohe, prej nga barte një përgjegjësi dhe besnikëri nga kryesia dhe stafi organizativ i kontribiteve të popullatës në mërgatë! Sot, në kohën kur ai po përballet me një sfida shëndetësore, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë ata që e njohin, i dëshirojnë nga zemra shëndet, forcë dhe rikthim sa më të shpejtë në mesin e aktiviteteve dhe njerëzve që e vlerësojnë dhe e respektojnë aq shumë, punën dhe veprimëtarinë e tija ndër vite.

Njerëz si Hisen Abazi mbeten frymëzim për brezat, sepse puna dhe përkushtimi i tyre janë pasuri për komunitetin tonë shqiptar në mërgatë.

Me respekt,

Miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të SH.K.A “DARDANIA”, në Winterthur!

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB