11 C
Zurich
Monday, February 23, 2026
spot_img
spot_img

POSTIMET E FUNDIT

Deputeti i PS, Erion Malaj në Bruksel

Në sesionin hapës të Javës Parlamentare Evropiane 2026, të zhvilluar në Bruksel, deputeti i PS-së Erion Malaj mori pjesë në diskutimet e nivelit të lartë së bashku me përfaqësues nga parlamentet kombëtare të vendeve anëtare, kandidate dhe vëzhguese të Bashkimit Evropian, si dhe me eurodeputetë.

Aktiviteti u çel nga Presidentja e Parlamenti Europian, Roberta Metsola, e cila theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe unitetit përballë sfidave me të cilat përballet Europa.

Në reagimin e tij, Malaj e vuri theksin te dialogu dhe koordinimi i politikave si elementë kyç për përballimin e sfidave ekonomike, sociale dhe gjeopolitike, duke nënvizuar se një vizion i përbashkët evropian është thelbësor për të garantuar stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në kontinent.

Java Parlamentare Evropiane shërben si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe harmonizimin e qëndrimeve mes institucioneve evropiane dhe parlamenteve kombëtare, në funksion të një Evrope më të bashkuar dhe më të fortë, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB