3.7 C
Zurich
Friday, November 28, 2025
spot_img
spot_img

Besnik Bislimi takon deputetin e Bundestagut, Knut Abraham

Duhet ti lexosh

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë, Besnik Bislimi, ka vizituar kryeqytetin gjerman, Berlin, ku u takua me deputetin e Bundestagut nga radhët e CDU-së, Knut Abraham.

Në njoftim thuhet se, gjatë takimit, të dy diskutuan mbi rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe progresin e vendit në katër vitet e fundit.

Bislimi theksoi se mandati i qeverisë ka përqendruar përpjekjet në rritjen e punësimit, përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe avancimin e zbatimit të agjendës së reformave evropiane. Ai kujtoi se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE në vitin 2022 erdhi si rezultat i progresit të vendit dhe gatishmërisë për hapa të mëtejshëm në rrugëtimin evropian.

Bsilimi shtoi se Kosova meriton të marrë statusin e vendit kandidat dhe të përparojë në procesin drejt anëtarësimit edhe në Këshillin e Evropës.

Bislimi falënderoi deputetin Abraham për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës dhe për bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, duke vlerësuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, transmeton BS.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit