BallinaAktualitetiAIP thirrje partive që të mbrohen të dhënat personale të qytetarëve

AIP thirrje partive që të mbrohen të dhënat personale të qytetarëve

-

Agjencia për Informim dhe Privatësi sërish u ka bërë thirrje partive politike që të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve në komunikimet nëpërmjet postës elektronike, mesazhet dhe thirrjet telefonike, pa pëlqim paraprak.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), në përmbushje të mandatit të saj ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, përsërit kërkesën drejtuar Partive Politike në Kosovë për mbrojtjen e të dhënave personale gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e datës 9 shkurt 2025”, thuhet ndër të tjera në kërkesën e kësaj agjencie drejtuar partive politike.

Agjencia ka kërkuar nga partitë zbatimin e detyrimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve duke mos përdorur dhe ekspozuar të dhënat personale.

Kjo agjenci ka ofruar bashkëpunim me të gjitha subjektet politike për të siguruar respektimin e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe bën thirrje që çdo informacion personal i mbledhur gjatë procesit të regjistrimit të votuesve, për realizimin e komunikimit me qytetarët gjatë aktiviteteve të fushatës zgjedhore të përdoret në përputhje me kërkesat ligjore, njofton rtk.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ZÜRICHI VENDOS PAGË MINIMALE PREJ 23,90 FRANGASH NË ORË, ZBATIMI NIS...

0
ZÜRICH – Punonjësit që punojnë në qytetin e Zürichut do të përfitojnë nga paga minimale prej 23,90 frangash bruto në orë, duke filluar nga...