BallinaAktualitetiDogana e Kosovës pjesë e forumit në Organizatës Botërore të Doganave

Dogana e Kosovës pjesë e forumit në Organizatës Botërore të Doganave

-

Në selinë e Organizatës Botërore të Doganave në Bruksel po zhvillohen sesionet e Komitetit Teknik për Rregullat e Origjinës, duke mbledhur administratat doganore dhe ekspertët e tregtisë nga e gjithë bota.

Diskutimet janë të përqendruara në rritjen e transparencës, konsistencës dhe efikasitetit në proceset e certifikimit të origjinës, një element thelbësor në lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se Dogana e Kosovës po merr pjesë aktive në këtë forum të rëndësishëm, duke kontribuar në zhvillimin dhe zbatimin e rregullave të drejta dhe të harmonizuara të origjinës.

Pjesëmarrja në këtë proces rikonfirmon përkushtimin e Doganës së Kosovës për të rritur efikasitetin tregtar dhe për të përafruar praktikat e saj me standardet më të larta ndërkombëtare, njofton rtk.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ZÜRICHI VENDOS PAGË MINIMALE PREJ 23,90 FRANGASH NË ORË, ZBATIMI NIS...

0
ZÜRICH – Punonjësit që punojnë në qytetin e Zürichut do të përfitojnë nga paga minimale prej 23,90 frangash bruto në orë, duke filluar nga...