BallinaAtdheuRama për median: 60% e përmbajtjes është kundër qeverisë

Rama për median: 60% e përmbajtjes është kundër qeverisë

-

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për lirinë e medias në Shqipëri, duke pretenduar se zërat kundër qeverisë kanë hapësirë të gjerë në mediat shqiptare dhe se vendi nuk mund të krahasohet me shtete të tjera sa i përket lirisë së shprehjes.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Rama deklaroi se 60% e përmbajtjes që prodhohet çdo ditë në kanalet mediatike është kundër qeverisë, 30% neutrale dhe vetëm 10% në mbështetje të saj.

Kryeministri hodhi poshtë pretendimet për kufizimin e kritikëve të qeverisë, duke e cilësuar Shqipërinë si një vend ku liria e atyre që janë të pozicionuar kundër pushtetit është, sipas tij, më e madhe se në vende të tjera.

“Të gjitha këto të dhëna dhe plot të tjera. U kuturisën të ngrinin një paralele mes Beogradit dhe Tiranës, por janë të gjitha përmbys. Ky është një vend ku liria e kujtdo që është i pozicionuar kundër nesh është e atillë sa në asnjë vend tjetër nuk e gjen”, u shpreh Rama.

Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si disa televizione kanë pasqyruar protestat e fundit, duke i akuzuar për glorifikim të dhunës dhe duke bërë një krahasim me praktikat mediatike në Francë, Itali dhe Gjermani.

“Kore si ato të përnatshme që u rreshtuan ekran më ekran për të glorifikuar dhunën. Në ekranet e Francës, Italisë e Gjermanisë nuk ka shans të gjesh zëdhënës të dhunës që përfaqësojnë mediat”, deklaroi kryeministri.

Rama paralajmëroi se çështja e lirisë së medias dhe pretendimet për trajtimin e protestave do të jenë pjesë e një debati kombëtar, duke kundërshtuar akuzat se Shqipëria po përjeton një kufizim të hapësirës për zërat kritikë, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

12-13 Nëntor 1912, Ismail Qemali u nis drejt Budapestit, në kuadër...

0
Nga Dr. Dorian Koçi Më 12 nëntor 1912, Ismail Qemali u nis me tren drejt Budapestit, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për të siguruar mbështetjen...