Sot, 30 gusht 2026, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, në Gjenevë mbahet Manifestimi Gjithëpopullor – Marsh për Drejtësi, me pjesëmarrjen e bashkatdhetarëve nga Zvicra dhe vende të tjera evropiane.
Të gjithë shqiptarët dhe miqtë e kauzës që ndodhen sot në Gjenevë janë të ftuar t’i bashkohen këtij manifestimi paqësor.
13:30 – Tubimi në Parkun e Cropettes
14:00 – Nisja e Marshit për Drejtësi
Parku i Cropettes – Rue de Montbrillant – Avenue de France – Place des Nations
14:45–17:00 – Programi zyrtar në Place des Nations, me fjalime dhe aktivitete përkujtimore.
Ky manifestim synon të nderojë kujtimin e viktimave të zhdukjeve me forcë, të kërkojë drejtësi për familjet që ende jetojnë me pasigurinë për fatin e më të dashurve të tyre dhe të përcjellë para opinionit ndërkombëtar mesazhin për respektimin e të drejtave të njeriut.
“Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë.”
Organizuar nga Shoqata Kulturore “Dora D’Istria” në Gjenevë.
Të gjithë ata që janë sot në Gjenevë, bashkohuni!
Le të jemi së bashku në kujtim të viktimave dhe në kërkim të së vërtetës, drejtësisë dhe dinjitetit.
Kujtesë • Drejtësi • Dinjitet
Transmeton helveticALForum.ch










