BallinaDiasporaNË AARAU ORGANIZOHET TAKIMI ME PROF. DR. NUSRET PLLANËN – SHFAQET DOKUMENTARI...

NË AARAU ORGANIZOHET TAKIMI ME PROF. DR. NUSRET PLLANËN – SHFAQET DOKUMENTARI ARTISTIK „TË FESTOJMË SHQIP“

-

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Një takim me karakter pune dhe kulturor me profesorin dhe autorin Prof. Dr. Nusret Pllana do të organizohet më 24 tetor 2026, në qytetin e Aaraut, në Zvicër. Ky takim do të jetë një mundësi e mirë për bashkëbisedim, shkëmbim mendimesh dhe njohje më të afërt me veprimtarinë e tij akademike, publicistike dhe krijuese. Në kuadër të këtij takimi do të shfaqet edhe dokumentari artistik „TË FESTOJ MË SHQIP“, me autor Nusret Pllanën, një veprimtari që synon të sjellë në vëmendje vlerat kombëtare, kulturore dhe historike shqiptare. Prof. Dr. Nusret Pllana njihet për angazhimin e tij në dokumentimin dhe trajtimin e çështjeve historike të Kosovës dhe të shqiptarëve. Përmes librave dhe veprimtarisë së tij, ai ka kontribuar në ruajtjen e kujtesës historike dhe në përcjelljen e saj te brezat e rinj. Takimi pritet të krijojë një hapësirë të veçantë për bashkëbisedim me autorin, për të diskutuar mbi librat, dokumentimin historik dhe rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar në mërgatën shqiptare.

Të dhënat e takimit:

  • Data: 24 tetor 2026
  • Ora: 19:00
  • Vendi: Restaurant TICINO
  • Adresa: Rathausgasse 26, 5000 Aarau, Zvicër
  • Mikpritës: Shkezen Lukaj
  • Kontakti: +41 76 579 67 06

Organizatorët u bëjnë thirrje bashkatdhetarëve, dashamirëve të kulturës, historisë dhe librit shqip që të marrin pjesë në këtë takim, i cili synon të forcojë lidhjet kulturore dhe kombëtare të mërgatës shqiptare. Mërgata shqiptare mbetet një urë e rëndësishme lidhëse mes kulturës, historisë dhe atdheut. Takime të tilla janë mundësi për të ruajtur kujtesën, për të promovuar vlerat tona dhe për t’ua përcjellë ato brezave që vijnë./HelveticALforum.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rrnoftë Shqipnia e bijtë e bijat e saj

0
Nga Çun Lajçi Provoj me ecë rrugës së Durrësit, pa i kujtue vitet ’91, ’97 e as këtë ’26-shin. S’mundem. Në çdo gur të shkulun prej trotuarit...