AROMË

-

Nga Fitore HAKLAJ, Zvicër

Aroma e fjalës

E mori trupin tim

I dha ngjyrën e detit

E flokët u bënë vala jote

Hapi im

E ndoqi bukën e të varfrit

Ajo bukë

U bë lulja e bukur e malit

Dy duart e tua mbi fytyrën time

I hapën dritaret e paqes

Duke kënduar

Jo vetëm këngën e huaj

E bashkë me librin e dehur

Nuk bëja më fjalë

U hidhërove pse më la jetim

Kur nuk i kërkova asgjë

Edhe rrugët u ndanë

U bënë rreth pa dalje

Derisa ëndrra u zgjua

E preku ashtin tim të thyer

Ku humbe ti

Fjalë me aromë portokalli

Eja nëse je ftohur

Aromë

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

NXËNËSIT E SHKOLLËS SHQIPE “ILIRIA” NË LONDËR, PJESË E FESTIVALIT NDËRKOMBËTAR...

0
Përmes shfaqjes historike “Nëntorët e lirisë”, nxënësit shqiptarë nga Londra do të përcjellin në skenën ndërkombëtare historinë e Pavarësisë së Shqipërisë dhe vlerat e...