BallinaKrijimtariShqiptari dhe Flamuri i Amerikës

Shqiptari dhe Flamuri i Amerikës

Nga Rafael Floqi

Mbrëmë nata zuri vendin, fryu erë me tërbim,

Retë mbuluan qiellin, u drodhën lis e trinë;

Ishte Katër Korrik, prag i një gëzimi pa pra,

Po stuhia shumë flamujt të ngriheshin s’i la.

Kur agimi ndriti zemrat e i vaditi me rrezitje,

Pashë shtizat e heshtura, pa ngjyra e pa valëvitje;

Dhe mora shkallën i pari, me zemrën plot gaz,

Ta ngre flamurin në shtëpi, aty në pullaz.

Nuk e ngrita veç për festë, as vetëm për zakon,

Por për një komb që lirinë e ngriti në fron.

Dyqind e pesëdhjetë vjet ai ndriçon mbi dhe,

Shprese dhe për njerëzit nga ana e anës si ne.

E ngrita si bir shqiptari, me shqipe në kraharor,

Se besa nuk harron dorën që të shtrihet në terr.

Kur Shqipëria kërkonte miq e Kosova lypte dritë,

Amerika qe aty, si mal që s’lëkundet nga stuhitë.

Yjet e flamurit me duken si sy miqsh në përjetësi,

Vijat e kuqe – damarë gjaku të derdhur për liri.

Pranë tyre valon kuqeziu, krenaria e Arbërisë,

Dy flamuj, dy kombe, një besë e një miqësi.

Le të fryjnë prapë stuhitë, le të bubullojë moti,

Flamurin s’e përkul era, zemra e mban bash Zoti.

Dy himne do t’i këndoj me dorën mbi zemër,

“Himnin e Flamurit” dhe The Star-Spangled Banner”

Dhe kur era t’i bashkojë tingujt në qiellin e kaltër,

Kuqezinë me yjet e bardhë mbi fushën blu të qashtër,

Do të them plot me mirënjohje dhe me krenari:

Nga gjaku jam shqipe, por Amerika më dha qiellin liri. /GD

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Infantino nuk mund të rizgjidhet

0
Ditët kalojnë, ndërsa pozicioni i Gianni Infantino vazhdon të rëndohet dhe misioni i tij për t’u rizgjedhur si president i FIFA bëhet më i...