BallinaDiasporaProtestë të dielën në Berlin me moton “Jo në emrin tim”

Protestë të dielën në Berlin me moton “Jo në emrin tim”

-

Një protestë me moton “Jo në emrin tim” do të mbahet të dielën, më 4 tetor, në Berlin, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Sipas njoftimit të organizatorëve, protesta do të nisë në orën 12:00, para ndërtesës së Parlamentit gjerman, në Reichstagsgebäude, Platz der Republik 1.

Protesta vjen pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, të shpallur më 16 shtator, me të cilin, në shkallën e parë, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi u dënuan me një total prej 81 vjetësh burgim. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën që synon të shprehë kundërshtimin ndaj këtij aktgjykimi dhe të përcjellë mesazhin “Jo në emrin tim”./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ahmet Ismaili takohet me drejtuesit e FMN-së, në fokus reformat dhe...

0
Në kuadër të Takimeve Vjetore 2026 të FMN-së dhe Grupit të Bankës Botërore, guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili, zhvilloi një takim të nivelit të...