BallinaAtdheuAIP kërkon mbrojtjen e fëmijës së viktimës: Mjegulloni fytyrën dhe rishikoni pamjet...

AIP kërkon mbrojtjen e fëmijës së viktimës: Mjegulloni fytyrën dhe rishikoni pamjet e publikuara

-

Agjencia për Informim dhe Privatësi u ka kërkuar mediave të mbrojnë identitetin e fëmijës së mitur të viktimës së vrasjes së fundit në Pejë. Sipas Agjencisë, disa media kanë publikuar pamje nga varrimi, ku fëmija shihet qartë dhe mund të identifikohet.

AIP u ka bërë thirrje mediave dhe platformave online të mjegullojnë fytyrën e tij. Gjithashtu, ka kërkuar të mos publikohen detaje identifikuese dhe të rishikohen materialet e publikuara tashmë.

“Fytyra e një personi është e dhënë personale, ndërsa kur bëhet fjalë për fëmijë, ajo gëzon mbrojtje të shtuar sipas ligjit”, thuhet në reagim. Agjencia ua ka rikujtuar mediave detyrimin për respektimin e Kodit të Etikës të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës. Po ashtu, ka përmendur Kodin e Sjelljes të Komisionit të Pavarur të Mediave. Sipas AIP-së, këto kode kërkojnë kujdes të veçantë gjatë raportimit për fëmijët dhe viktimat e dhunës.

“Interesi më i mirë i fëmijës duhet të vihet gjithmonë mbi interesin për lajmin”, ka theksuar Agjencia.

AIP ka vlerësuar rolin e mediave në informimin e publikut dhe ngritjen e vetëdijes për dhunën në familje. Megjithatë, ka theksuar se informimi duhet të bëhet pa cenuar të drejtat e fëmijëve.

Agjencia ka paralajmëruar se do ta përcjellë raportimin për rastin dhe, sipas nevojës, do të veprojë brenda kompetencave të saj./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh