Kupa e Botës 2026 vazhdon sot me dy sfida tërheqëse që pritet të zgjojnë interesim të madh te tifozët e futbollit në mbarë botën.
Vëmendja kryesore do të jetë te përballja mes Portugalisë dhe Uzbekistanit në kuadër të Grupit K. Ndeshja nis në orën 19:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK. Portugalia hyn në këtë takim me synimin e qartë për të siguruar fitoren e parë në turne, pas barazimit 1:1 ndaj Kongos në sfidën hapëse. Në anën tjetër, Uzbekistani kërkon të rikthehet te rezultatet pozitive pas humbjes 3:1 kundër Kolumbisë.
Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, është shprehur optimist para ndeshjes, duke theksuar se skuadra e tij është e fokusuar plotësisht te fitorja dhe nuk ndjen presion shtesë.
Më vonë, në orën 22:00, do të zhvillohet edhe një tjetër duel interesant, ai mes Anglisë dhe Ganës në kuadër të Grupit L. Të dyja përfaqësueset e nisën me fitore aventurën në Botërorin 2026 dhe një sukses i ri do t’i afronte dukshëm me fazën nokaut.Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka kërkuar më shumë përqendrim në mbrojtje, pavarësisht triumfit spektakolar 4:2 ndaj Kroacisë në ndeshjen e parë. Ndërkohë, Gana synon të vazhdojë serinë pozitive dhe të konfirmojë ambiciet e saj në këtë edicion të Kupës së Botës. Dy ndeshje, katër skuadra me objektiva të mëdha dhe shumë emocione pritet të sjellë mbrëmja e sotme në arenën botërore të futbollit, transmeton rtk.




