Nga Beqir SINA – UN New York
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka mbajtur sot, më 21 gusht 2026, raundin e dytë të votimit joformal (straw poll) për zgjedhjen e pasardhësit të António Guterres.
Mandati i sekretarit aktual portugez përfundon më 31 dhjetor 2026 dhe mandatari i ri duhet të nisë detyrën më 1 janar 2027.
Votimi është i fshehtë dhe jo detyrues, por shërben për të matur mbështetjen e 15 anëtarëve të Këshillit ndaj kandidatëve.
Tetë kandidatë janë aktualisht në garë:
• Carolyn Rodrigues-Birkett (Guajana), ambasadore e përhershme e vendit në OKB dhe ish-ministre e Punëve të Jashtme.
• Rebeca Grynspan (Kosta Rika), sekretare e përgjithshme e UNCTAD dhe ish-zëvendëspresidente.
• Rafael Grossi (Argjentinë), drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA).
• Macky Sall (Senegal), ish-president i Senegalit.
• Olara Otunnu (Uganda), ish-nënsekretar i përgjithshëm i OKB-së.
• María Fernanda Espinosa (Ekuador), ish-presidente e Asamblesë së Përgjithshme dhe ish-ministre e Jashtme.
• Michelle Bachelet (Kili), ish-presidente e Kilit dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.
• Ivonne A-Baki (Ekuador), diplomate dhe ish-ambasadore, nominuar së fundmi nga Tonga.
Sipas rezultateve të qarkulluara nga burime diplomatike, nga OKB- ja thanë se në raundin e dytë kryeson Carolyn Rodrigues-Birkett me 8 vota “encourage” (inxhurajohet), 3 “discourage” (dekurajohet) dhe 4 “no opinion”.
Rebeca Grynspan dhe Rafael Grossi kanë secili 7 vota “encourage”. Macky Sall ka 6, Olara Otunnu 5, María Fernanda Espinosa 4, Michelle Bachelet 2, ndërsa Ivonne A-Baki ka 0 vota inkurajuese.
Në raundin e parë të 30 korrikut, Grynspan kishte udhëhequr me 10 vota “encourage”, e ndjekur nga Rodrigues-Birkett me 9 dhe Grossi me 7.
Tani situata ka ndryshuar lehtësisht, duke e vendosur ambasadoren e Guajanës në krye.
Për t’u rekomanduar nga Këshilli i Sigurimit, një kandidat duhet të sigurojë të paktën 9 vota pozitive dhe të shmangë veto-n e ndonjërit prej pesë anëtarëve të përhershëm (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina).
Vetëm pas kësaj Asambleja e Përgjithshme e miraton formalisht emërimin.
Një burim diplomtatik nga margjinat e OKB-së në New York, na tha se tradita e rotacionit gjeografik favorizon fort një kandidat nga grupi i Amerikës Latine dhe Karaibeve.
“Gjithashtu , tha ai ekziston presion i fortë që OKB të ketë për herë të parë një grua në krye.”
Dhe ajo mundet të jet Rodrigues-Birkett, Grynspan dhe Grossi të cilat mbeten aktualisht pretendentët më të fortë, por procesi mbetet i hapur tha i njëjyi burim.
Raundet e ardhshme do të vazhdojnë derisa Këshilli të arrijë konsensus.
Organizata e Kombevevtë Bashkuara aktualisht përballet me sfida të mëdha konflikte, ndarje gjeopolitike dhe nevojë për reforma prandaj zgjedhja e udhëheqësit të ri shihet të jetë vendimtare, nga qarqe diplomatike në New York.










