BallinaAtdheuLidhja e Bizneseve të Kosovës hap dyert për delegacionin nga Turqia

Lidhja e Bizneseve të Kosovës hap dyert për delegacionin nga Turqia

-

Nënkryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Hashim Deshishku, së bashku me anëtarin e Kryesisë dhe udhëheqësin e Sektorit të Shëndetësisë, Dr. Dergut Aliu, kanë pritur në një darkë pune delegacionin nga Turqia, të udhëhequr nga Talat Ünlü, kryetar i Federatës së Peshëngritjes së Turqisë (Türkiye Halter Federasyonu). Takimi është zhvilluar në ambientet e Restorant Gaia, ku përfaqësuesit e Kosovës dhe delegacioni turk kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Gjatë darkës së punës, Hashim Deshishku dhe Dr. Dërgut Aliu kanë zhvilluar biseda me Talat Ünlü dhe anëtarët e delegacionit turk, me fokus në krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim dhe në thellimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, duke vënë në pah rëndësinë e kontakteve të drejtpërdrejta dhe bashkëpunimit ndërmjet përfaqësuesve të të dyja vendeve. Pritësit dhe delegacioni turk shprehën gatishmërinë për vazhdimin e komunikimit dhe shqyrtimin e mundësive të reja që mund të kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve Kosovë–Turqi., transmeton helveticALforum.ch.

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Sa stres të jetosh në Tiranë

0
Nga Lutfi Dervishi Nuk është hiç e lehtë të jetosh sot në Tiranë. Problemet e vjetra dhe të tranzicionit janë stivë dhe, për fat të...