BallinaAtdheu“Safe City” për 8 muaj: 301.835 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

“Safe City” për 8 muaj: 301.835 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

-

Për tetë muaj, kamerat e sistemit “Safe City” kanë regjistruar mbi 310 shkelje në trafik. 97% e shkeljeve kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar. “Ministria e Punëve të Brendshme e njofton opinionin se në periudhën nga 2 shkurti i vitit 2026 deri më 20 gusht të vitit 2026, në sistemin “Safe City” janë evidentuar gjithsej 310.865 shkelje, ku pjesa më e madhe kanë të bëjnë me drejtimin e automjetit me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, përkatësisht 301.835 shkelje”, thonë nga Ministria e Brendshme.

• Për 8 muaj, “Safe City” ka regjistruar 310.865 shkelje në trafik
• 97% e shkeljeve për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Sipas të dhënave të MPB-së, rregullat e komunikacionit më shumë i kanë shkelur automjetet me targa të huaja edhe atë në masë prej 58% nga numri i përgjithshëm i shkeljeve.

“Sa i përket shkeljeve të kryera nga automjete me targa të huaja, që nga fillimi i funksionimit të sistemit „Qyteti i Sigurt“ janë regjistruar gjithsej 180.378 shkelje, ndërsa në periudhën nga 19.08.2026 deri më 20.08.2026 janë regjistruar 5.514 shkelje nga automjete me targa të huaja”, theksuan nga Ministria e Brendshme.

• 58% e shkeljeve janë kryer nga automjetet e huaja
• Për një ditë, 5.514 shkelje nga automjetet e huaja

Ditëve të kaluara Ministria e Brendshme filloi të zbatojë sistemin për pagesën e gjobave për automjetet me targa të huaja, pasi deri tani shkeljet e kryera nuk janë paguar. Sistemi ka filluar të zbatohet tani për tani vetëm në pikën kufitare Tabanoc, ndërsa kjo situatë ka krijuar kolona kilometrike, pritje të gjata dhe rrëmujë. Nga MPB njoftuan se për të lehtësuar procedurën e pagesës së gjobave, ata kanë vënë në funksion një aplikacion i cili shërben vetëm për shtetasit e huaj. Përmes aplikacionit shtetasit e huaj do të munden të marrin informacione për shkelje në komunikacion, të marrin procesverbalin e shkeljes si dhe të paguajnë gjobat në formë elektronike. Nevojitet që shoferi të fotografojë pasaportën dhe të shkruajë targën e makinës. Nga MPB plotësisht kanë njoftuar se po punojnë që krahas Tabanocit, sistemi për pagesën e gjobave ta vënë në funksion edhe në pikat e tjera kufitare, transmeton alsatmk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

CIKËL POETIK NGA GABRIELLA PICERNO – ITALI

0
Gabriella Picerno është psikologe, pedagoge dhe kritike letrare italiane, veprimtaria e së cilës ndërthur edukimin, krijimtarinë dhe poezinë bashkëkohore. Ajo njihet për zërin e...