BallinaDiasporaPërkujtohet Nënë Tereza në Montreal

Përkujtohet Nënë Tereza në Montreal

-

Komuniteti shqiptar në Montreal u mblodh më 5 shtator për të nderuar kujtimin dhe veprën e Shën Nënë Terezës, në një aktivitet përkujtimor kushtuar figurës së saj të jashtëzakonshme.

Ceremonia u shndërrua në një moment të veçantë bashkimi, respekti dhe mirënjohjeje për një grua shqiptare që, përmes dashurisë, përkushtimit dhe humanizmit të saj, la një gjurmë të pashlyeshme në mbarë botën.

Të pranishëm ishin edhe drejtues dhe përfaqësues të Shoqatës Kulturore Shqiptare të Montrealit dhe Shoqatës Shqiptare “Kosova”, së bashku me anëtarë të komunitetit shqiptar në Montreal.

Pjesëmarrësit nderuan figurën e Nënë Terezës dhe vlerat që ajo përfaqësoi gjatë gjithë jetës së saj: dashurinë, humanizmin, solidaritetin dhe përkushtimin ndaj njerëzve në nevojë.

Organizatorët falënderuan të gjithë ata që u bashkuan në këtë përkujtim dhe kontribuuan në nderimin e kujtimit të një prej figurave më të shquara shqiptare në botë, transmeton Albanian News.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zvicër: Referendumi për pagat minimale kalon, vendimi i takon qytetarëve

0
Kancelaria Federale ka konfirmuar 66.006 nënshkrime të vlefshme për referendumin kundër ndryshimit ligjor që mund t’u japë përparësi pagave të përcaktuara në disa kontrata...