BallinaEKSKLUZIVENë Rijekë u shënua 10-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës

Në Rijekë u shënua 10-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës

-

Në Shenjtëroren e Zojës së Trsatit në Rijekë, me pjesëmarrjen e një numri të madh bashkatdhetarësh, u shënua 10-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës. Veprimtaria, e organizuar nga Bashkësia Shqiptare e Qarkut Primorsko Goranska Županija me kryetar z. Gjergj Lekaj dhe Misioni Katolik Shqiptar me misionarin don Robert Jakaj, ndërthuri përkujtimin shpirtëror me muzikën dhe artin, në nderim të bijës shqiptare që ia kushtoi jetën shërbimit ndaj njerëzve në nevojë.

Në shenjë nderimi, ambasadorët e Kosovës dhe të Shqipërisë në Kroaci vendosën lule pranë shtatores së Nënë Terezës në Trsat, duke shprehur mirënjohjen për trashëgiminë e saj të jashtëzakonshme njerëzore dhe shpirtërore. Mesha e celebruar në gjuhën shqipe bashkoi besimtarët dhe bashkatdhetarët në lutje e reflektim mbi mesazhin e saj të dashurisë, përulësisë dhe solidaritetit.

Një dimension të veçantë artistik i dha kësaj veprimtarie koncerti i Orkestrës së të Rinjve të Kosovës, nën drejtimin e dirigjentit Kushtrim Gashi, dhe me

Interpretimin mbresëlënës të sopranistes Aurela Murtezaj (“Ave Maria” e Franz Schubertit) dhe solisti në korno Rrezart Gërbeshi, duke pasuruar karakterin solemn të këtij përkujtimi në Kishën e Zojës së Trsatit. Programi ndërthuri vepra të muzikës klasike evropiane me krijimtarinë shqiptare: si dhe “Nji lule” e “Baresha” të Rexho Mulliqit.

Në kuadër të veprimtarisë u prezantua edhe ekspozita e Lena Markut, kushtuar këtij përvjetori. Përmes artit pamor, ekspozita i shtoi përkujtimit një hapësirë reflektimi mbi figurën dhe trashëgiminë e Nënë Terezës, duke e afruar mesazhin e saj me publikun përmes një forme tjetër të shprehjes artistike.

Ky përvjetor dëshmoi lidhjen e gjallë të bashkësisë shqiptare në Kroaci me rrënjët e saj kulturore e shpirtërore, si dhe rolin e kulturës në forcimin e miqësisë ndërmjet popujve. Në Trsat, lutja, muzika dhe arti u bashkuan në nderim të një trashëgimie që na fton ta dëshmojmë dashurinë për njeriun përmes veprave të përditshme, transmeton #ambasadaekosoves #MPJD,përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Adem Kicaj kujton Sejfedin Prekazin: “Do ta kujtoj për jetë”

0
Përgatiti Dashnim HEBIBI Zürich – Me rastin e ndarjes nga jeta të Sejfedin Prekazit, në Zagreb të Kroacisë, aktori dhe regjisori i njohur shqiptar që jeton dhe...