POSTIMET E FUNDIT

Përfundoi me sukses mësimi plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2025/2026!

Nga Heset Ahmeti, Slloveni

Z. Ahmeti është kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Iliria”, Koper

Sot, më 21 qershor, përmbyllëm një vit tjetër të suksesshëm me fëmijët tanë, prindërit dhe mësuesen e përkushtuar. Kryetari i Shoqatës “Iliria”, z. Heset Ahmeti, falënderoi të gjithë për bashkëpunimin e ngushtë, ndërsa SH.T.Z. Valdet Sadiku nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe në diasporë.

Falënderime të veçanta për mësuesen Gentiana Konjuhi për përkushtimin e saj, si dhe për Shoqatën “Iliria” për mbështetjen e vazhdueshme. Me këtë rast, Ambasadori Sadiku i dhuroi Shoqatës “Iliria” një dhuratë shumë të vlefshme – Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës të vendosur në një kornizë me përmasa 1 metër.

Në fjalën e tij, SH.T.Z. Oljan Kanushi shprehu mirënjohjen për Shoqatën “Iliria” dhe për punën e shkëlqyer të mësueses Gentiana Konjuhi, duke theksuar se mësimi i gjuhës shqipe është jashtëzakonisht i rëndësishëm për fëmijët e lindur në mërgatë.

Pas aktivitetit, të pranishmit u shërbyen me një koktej rasti.

Falënderojmë Ambasadën e Republikës së Kosovës në Slloveni dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Slloveni për sigurimin e mjeteve mësimore. Të gjithë nxënësve iu ndanë certifikatat, ndërsa Kryetari i Shoqatës “Iliria” u ndau nga një Mirënjohje dy ambasadorëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme të shkollës shqipe, si dhe mësueses Gentiana Konjuhi për punën e saj të palodhshme. Pushime të këndshme për të gjithë nxënësit – shihemi përsëri në vjeshtë!

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB