BallinaAtdheu88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin...

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë

-

Sot shënohet dita e 88-të e protestës qytetare.

Qytetarët do të organizohen sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e kursit politik në vend.

Protesta pritet të nisë organizimin në sheshin “Skënderbej”, nga ku protestuesit më pas do të marshojnë përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë. Pas mbërritjes përpara godinës së ekzekutivit mbahen fjalimet, ku qytetarët shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj politikave të qeverisë.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra. Në platformën e tyre përfshihet edhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12-mujore, e cila do të përgatiste vendin për zgjedhjet e ardhshme.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e disa nismave ligjore që, sipas tyre, dëmtojnë interesat e qytetarëve shqiptarë.

Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre, transmeton gshqiptare.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Prof. Shkelzen Hasanaj prezanton në Dhomën e Deputetëve të Italisë studimin...

0
Në Sallën e Shtypit të Dhomës së Deputetëve në Romë u zhvillua prezantimi i librit The Balkan Route – Albania in Contemporary Migration, me autor...