BallinaDiasporaKontingjenti i 55-të i SWISSCOY/KFOR viziton Xhaminë Drita në Emmenbrücke

Kontingjenti i 55-të i SWISSCOY/KFOR viziton Xhaminë Drita në Emmenbrücke

-

Emmenbrücke, 25.08.2026 – Një mbrëmje e veçantë u zhvillua në Xhaminë Drita në Emmenbrücke, ku Kryesia e Xhamisë dhe një pjesë e anëtarësisë patën nderin të mirëpresin kontingjentin e 55-të zviceran të SWISSCOY/KFOR, i cili përgatitet për misionin e tij paqeruajtës në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë. Vizita e pjesëtarëve të kontingjentit zviceran kishte për qëllim njohjen më të afërt me traditat fetare, kulturore dhe kombëtare të komuniteteve që do të takojnë gjatë shërbimit të tyre. Në kuadër të përgatitjeve për mision, kontingjentet zvicerane zhvillojnë vizita të tilla për të kuptuar më mirë realitetin shoqëror dhe kulturor të vendeve ku do të angazhohen. Pjesëtarët e kontingjentit të 55-të u pritën nga Kryetari i Xhamisë Drita, Fadil Asani, së bashku me anëtarë të Kryesisë. Në emër të Kryesisë, mysafirët u falënderuan për vizitën dhe për përzgjedhjen e Xhamisë Drita si një prej vendeve ku ata patën mundësinë të njihen më nga afër me jetën dhe traditat e komunitetit shqiptar. Gjatë takimit, pjesëtarët e SWISSCOY u informuan mbi historikun dhe veprimtarinë e Xhamisë Drita, ndërsa bashkëbisedimi vazhdoi me një sërë pyetjesh dhe diskutimesh të ndërsjella.

Temat e bisedës përfshinë jetën fetare dhe shoqërore në Zvicër, si dhe zhvillimet në Kosovë, realitetin e saj shoqëror dhe misionin e forcave zvicerane në kuadër të KFOR-it. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, me interes të ndërsjellë dhe respekt. Në fund të vizitës, Xhamia Drita dhe kontingjenti i 55-të i SWISSCOY shkëmbyen dhurata në shenjë respekti dhe miqësie, duke simbolizuar rëndësinë e dialogut, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit. Kryesia e Xhamisë Drita shprehu mirënjohjen për vizitën e kontingjentit zviceran dhe uroi pjesëtarët e tij për një mision të suksesshëm dhe të sigurt në shërbim të paqes.

Shënim: Për shkak të rregullave dhe protokolleve ushtarake që duhet të respektohen nga pjesëtarët e kontingjentit, nuk lejohet publikimi i fotografive nga kjo mbrëmje, njofton Kryesia e Xhamisë Drita – Sektori për Informim, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Saranda mirëpret për herë të pestë kroçerën “Seabourn Quest” me 456...

0
Porti i Sarandës vijon të jetë një nga portat kryesore hyrëse për turistët e huaj gjatë sezonit veror. Sot, porti mirëpriti për herë të...