Manchester City po lëviz me shpejtësi në merkato për të zëvendësuar boshllëqet e krijuara në skuadër. Pas largimeve të Savinhos dhe Marmoushit drejt Tottenhamit, “Citizens” kanë kthyer vëmendjen nga Brazili, ku kanë piketuar talentin e Palmeirasit, Allan Elias.
Sulmuesi anësor 22-vjeçar pritet t’i kushtojë klubit anglez rreth 40 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset. Sipas raportimeve të shtypit britanik, City i kishte marrë masat prej kohësh dhe tashmë transferimi duket pranë zyrtarizimit.
Por ambiciet e kampionëve anglezë nuk ndalen këtu. Goditja më e bujshme e kësaj vere është Ayoub Bouaddi, mesfushori maroken vetëm 18 vjeç, për të cilin Manchester City ka paguar 100 milionë euro te Lille.
Bouaddi konsiderohet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit europian dhe shihet si pasuesi i Rodrit në mesfushën e skuadrës së drejtuar nga Enzo Maresca.
Me dy investime të mëdha dhe një merkato agresive, Manchester City po tregon edhe një herë se synimi mbetet i qartë: të ruajë elitën e futbollit europian dhe të ndërtojë skuadrën e së ardhmes, transmeton gtema.










