POSTIMET E FUNDIT

Parlamenti Evropian miraton rezolutë për Kosovën

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë të re për Parlamenti Evropian lidhur me situatën politike dhe procesin e integrimit të Kosova, me 478 vota pro, 115 kundër dhe 54 abstenime. Dokumenti sjell një vlerësim të përzier për zhvillimet e fundit në vend, duke theksuar si përparimet në procesin e integrimit evropian, ashtu edhe sfidat e brendshme politike. Në rezolutë shprehet keqardhje e thellë për, siç thuhet, “viti i humbur” për Kosovën si pasojë e ngërçit politik dhe paralajmërohet se edhe muajt në vijim mund të ndikohen nga fushata e vazhdueshme zgjedhore. Sipas eurodeputetëve, kjo situatë rrezikon aftësinë e vendit për të përmbushur në kohë reformat e nevojshme dhe mund të çojë në humbje të një pjese të mbështetjes financiare nga Plani i Rritjes i BE-së. Autori i draftit, eurodeputeti Riho Terras, vlerëson se, pavarësisht zhvillimit të rregullt të zgjedhjeve të fundit, procesi politik është cenuar rëndë, duke e mbajtur Kosovën për më shumë se një vit në një klimë të përhershme zgjedhore.

Rezoluta shpreh gjithashtu mbështetje për aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe u bën thirrje shteteve anëtare që të përshpejtojnë hapat proceduralë, përfshirë mandatin për Komisionin Evropian për hartimin e pyetësorit të anëtarësimit. Në dokument përshëndetet edhe vendimi për heqjen e masave ndaj Kosovës, të cilat cilësohen si të pajustifikuara dhe në kundërshtim me angazhimin e vendit ndaj vlerave evropiane. Sipas rezolutës, këto masa kanë ndikuar negativisht në shoqërinë dhe institucionet e vendit. Në pjesën e sigurisë, rezoluta i kushton vëmendje edhe marrëdhënieve me Serbia, duke u bërë thirrje të dyja palëve që të bashkëpunojnë për sjelljen para drejtësisë të autorëve të sulmit të vitit 2023 në Sulmi në Banjskë 2023. Dokumenti thekson se përgjegjësia dhe llogaridhënia për këtë ngjarje mbeten thelbësore për stabilitetin rajonal.

Rezoluta e miratuar shihet si një sinjal i qartë i mbështetjes së vazhdueshme të Parlamentit Evropian për perspektivën evropiane të Kosovës, por njëkohësisht edhe si një thirrje për më shumë stabilitet politik dhe përshpejtim të reformave të brendshme, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB