PHNOM PENH – Kosova po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Frankofonisë (CMF), e cila po mbahet më 14 nëntor 2026 në Phnom Penh të Kamboxhias. Republikën e Kosovës në këtë ngjarje ndërkombëtare po e përfaqëson zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
Pjesëmarrja në këtë konferencë përbën një mundësi të rëndësishme për Kosovën që të thellojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të forcojë marrëdhëniet me vendet anëtare dhe partnerët e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF). Përmes kësaj përfaqësimi, Kosova riafirmon përkushtimin ndaj vlerave të Frankofonisë, veçanërisht dialogut shumëpalësh, paqes, solidaritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve dhe popujve. Sipas njoftimit zyrtar, pjesëmarrja e Kosovës dëshmon gatishmërinë e saj për të forcuar pozitën në raport me Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe për të kontribuar në mënyrë aktive në nismat dhe proceset e saj. Në një kohë kur diplomacia shumëpalëshe dhe bashkëpunimi ndërkombëtar marrin rëndësi gjithnjë e më të madhe, prania e Kosovës në këtë konferencë shihet si një mundësi për të zgjeruar hapësirën e saj diplomatike dhe për të afirmuar subjektivitetin ndërkombëtar, transmeton rtk.










