POSTIMET E FUNDIT

Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

Mbi 120 akademikë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit kanë dalë me një deklaratë publike në mbështetje të protestave qytetare në Shqipëri, duke kërkuar më shumë transparencë, përgjegjshmëri dhe drejtësi në qeverisje.

Në deklaratën që kanë firmosur, ata argumentojnë se pakënaqësia qytetare është pasojë e dështimeve të zgjatura politike dhe institucionale, ndërsa ngrenë shqetësime edhe për gjendjen e arsimit, shkencës dhe inovacionit në vend.

Deklarata e plotë:

DEKLARATË PUBLIKE

Akademikë shqiptarë jashtë vendit në mbështetje të protestave qytetare: Arsimi, Shkenca dhe Inovacioni – Domosdoshmëri Kombëtare

Ne, një grup akademikësh shqiptarë jashtë vendit, shprehim mbështetjen dhe solidaritetin tonë të plotë me protestat paqësore qytetare në Shqipëri dhe me kërkesat e tyre legjitime për një Shqipëri të re, të qeverisur me përgjegjshmëri, transparencë dhe drejtësi, me institucione që u shërbejnë qytetarëve, jo pushtetit.

Besojmë se shumë nga s dat me të cilat përballet Shqipëria sot janë rezultat i dështimeve të përsëritura politike dhe institucionale, të cilat për shumë vite kanë dobësuar besimin e qytetarëve te shteti, te drej- tësia dhe te mundësia për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre. Për këtë arsye, protestat e sotme nuk janë thjesht një reagim ndaj një situate të momentit, por shprehje e një lodhjeje të thellë shoqërore me modele qeverisjeje që nuk kanë vepruar në funksion të së mirës së përbashkët.

Ne e shohim këtë krizë edhe përmes gjendjes së arsimit, shkencës dhe inovacionit në Shqipëri. Politikat e ndjekura ndër dekada nuk i kanë vendosur këta sektorë dhe kapitalin njerëzor në qendër të zhvillimit të vendit. Përkundrazi, ato kanë toleruar nën nancimin, mungesën e meritokracisë, dobësimin e integ- ritetit akademik, lidhjet klienteliste dhe mungesën e një vizioni afatgjatë për dijen si interes kombëtar.

Pa arsim cilësor, pa kërkim shkencor serioz, pa inovacion dhe pa meritokraci, nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm, ekonomi konkurruese apo institucione të forta demokratike. Një shoqëri nuk mund të ecë përpara duke nënvlerësuar dijen, duke dobësuar universitetet, duke larguar të rinjtë si dhe du- ke trajtuar aftësinë, kompetencën dhe punën e ndershme si vlera dytësore. Për këtë arsye, gjendja e arsimit, shkencës dhe inovacionit nuk është një çështje sektoriale, por një tregues i drejtpërdrejtë i dësh- timit të modelit qeverisës të deritanishëm. Mungesa e nancimit të qëndrueshëm, ndërhyrjet politike, autonomia universitare e brishtë, standardet e dobëta dhe mungesa e lidhjes me zhvillimin ekonomik janë pjesë e së njëjtës krize që sot qytetarët po e kundërshtojnë me të drejtë në rrugë.

Shqipëria po humbet prej vitesh një pjesë të konsiderueshme të të rinjve dhe profesionistëve të saj të kuali kuar. Për të ndryshuar këtë realitet, duhet të rikthehet besimi se dija, puna dhe merita vlerësohen dhe krijojnë mundësi reale për të ardhmen.

Si akademikë dhe kërkues shqiptarë jashtë vendit, shprehim gatishmërinë tonë për të kontribuar me ekspertizë dhe përvojë në një të ardhme ku një Shqipëri e re ndërton institucione serioze në shërbim të interesit publik dhe u jep arsimit, shkencës dhe inovacionit vendin që meritojnë. Por ky kontribut nuk mund të shkëputet nga nevoja për ndryshim të thellë politik dhe institucional, të kërkuar sot me të drejtë nga qytetarët protestues që çdo ditë demonstrojnë se një Shqipëri e re është e mundshme.

E ardhmja e Shqipërisë nuk mund të ndërtohet pa dije. Një vend që nuk vlerëson arsimin, shkencën, inovacionin dhe kapitalin e vet njerëzor dobëson vetveten. Një Shqipëri e re kërkon jo vetëm ndry- shim politik, por edhe shkëputje të qartë nga dështimet shumëvjeçare që e kanë mbajtur vendin larg potencialit të tij.

1

NËNSHKRUESIT

Kjo deklaratë mbështetet dhe nënshkruhet nga akademikët dhe kërkuesit e mëposhtëm shqiptarë të diasporës:

  1. Prof. Dr. Adnan Kastrati, Gjermani
  2. Prof. Assist. Dr. Adriana Sej a, Britani
  3. Dr. Agon Memedi, Gjermani
  4. Dr. Aksel Seitllari, ShBA
  5. Dr. Alban Kita, Zvicër
  6. Dr. Alban Kuriqi, Portugali
  7. Dr. Albana Roçi, Norvegji
  8. Dr. Albin Ahmeti, Austri
  9. Prof. Dr. Aldeida Alti, Australi
  10. Dr. Aldi Pupuleku, Spanjë
  11. Dr. Aledia Bilali, Gjermani
  12. Dr. c. Alessio Lukaj, Zvicër
  13. Dr. c. Ambra Hyskaj, Hungari
  14. Dr. c. Ana Haxhiu Gjeci, Zvicër
  15. Dr. c. Andi Nika, Gjermani
  16. Dr. Andi Rroku, Gjermani
  17. Dr. c. Andrea Dervisha, Finlandë
  18. Prof. Assoc. Dr. Anila Mjeda, Irlandë
  19. Dr. Anila Nauni, Norvegji
  20. Dr. Anisa Halimi, Irlandë
  21. Dr. Arbër Qoku, Gjermani
  22. Dr. Arbër Zela, Zvicër
  23. Dr. Arlind Kadra, Gjermani
  24. Dr. Armand Kapaj, Zvicër
  25. Dr. c. Arta Sinamati, Luksemburg
  26. Dr. Besmira Dyca, Holandë
  27. Dr. Bledar Kalemi, Itali
  28. Dr. c. Blerina Aliraj, Gjermani
  29. Dr. Brunilda Dhamo, Holandë
  30. Dr. Bukurie Ozuni, Itali
  31. Dr. c. Butrint Avdijaj, Belgjikë
  32. Dr. Denisa Baci, Itali
  33. Dr. Dionis Hasanaj, Francë
  34. Prof. Assoc. Dr. Dorina Pojani, Australi
  35. Prof. Assist. Dr. Edlira Dushku, Danimarkë
  36. Dr. Elida Sina, Gjermani
  37. Dr. rer. nat. Elima Shehu, Gjermani
  38. Dr. c. Elio Nushi, Finlandë
  39. Dr. c. Elio Skënderaj, Austri
  40. Dr. c. Eltjana Shkreli, Itali
  41. Prof. Assoc. Dr. Elvin Isu , Holandë
  1. Dr. Emiljano Kaziaj, Belgjikë
  2. Prof. Assoc. Dr. Enea Mustafaraj, Kuvajt
  3. Dr. Enes Veliu, Portugali
  4. Dr. Enisa Shevroja, Zvicër
  5. Prof. Assoc. Dr. Enkelejda Havari, Francë
  6. Dr. c. Enso Ndreko, Francë
  7. Dr. Eralda Asllanaj, Holandë
  8. Dr. rer. med. Erand Llanaj, Gjermani
  9. Dr. Eriomina Shahaj, Britani
  10. Dr. Erion Çano, Gjermani
  11. Dr. Eriona Heta, Gjermani
  12. Dr. Ernil Sabaj, Britani
  13. Dr. c. Ervin Dervishaj, Danimarkë
  14. Dr. Eugen Ruzi, ShBA
  15. Dr. c. Fabiano Llanaj, Hungari
  16. Dr. rer. nat. Fatbardh Veseli, Gjermani
  17. Dr. Fatlind Malsiu, Zvicër
  18. Dr. rer. nat. Gentian Zavalani, Gjermani
  19. Prof. Dr. Gentian Zyberi, Norvegji
  20. Dr. c. Gesjana Halili, Itali
  21. Dr. c. Giola Cami, Hungari
  22. Prof. Assoc. Dr. Gramoz Goranci, Austri
  23. Dr. Helga Dizdari-Hostettler, Zvicër
  24. Dr. c. Igli Bisha, Danimarkë
  25. Dr. Ilda Tole, Britani
  26. Dr. Irena Roçi, Zvicër
  27. Dr. c. Irisa Sevdari, Danimarkë
  28. Dr. Jakup Ratkoceri, Holandë
  29. Dr. Jana Nano, Gjermani
  30. Dr. c. Jeta Lica, Itali
  31. Prof. Dr. Josif Grabocka, Gjermani
  32. Prof. Dr. Jürgen Cito, Austri
  33. Dr. Kaltrina Maloku, Francë
  34. Prof. Assist. Klarita Lagji, Francë
  35. Dr. Kostina Prifti, Holandë
  36. Dr. Kristian Sevdari, Danimarkë
  37. Dr. Kristjon Ciko, Norvegji
  38. Dr. Ksenja Llazar, ShBA
  39. Prof. Assist. Dr. Lavdim Halilaj, Gjermani
  40. Dr. Lefter Daku, ShBA
  41. Dr. Livia Tepshi, Gjermani

2

  1. Dr. c. Lora Fanda, Zvicër
  2. Dr. c. Lorenci Gjurgjaj, Itali
  3. Dr. c. Luis Nasi, Hungari
  4. Dr. Megi Vjerdha, Itali
  5. Dr. Mentar Mahmudi, Gjermani
  6. Prof. Dr. Mira Mezini, Gjermani
  7. Dr. c. Mirea Mema, Spanjë
  8. Dr. Morena Shkodra, Norvegji
  9. Prof. Assoc. Dr. Musard Balliu, Suedi
  10. Prof. Assoc. Dr. Nysret Musliu, Austri
  11. Dr. med. Olger Kraja, Gjermani
  12. Dr. Ornela Bardhi, Finlandë
  13. Prof. Assoc. Dr. Ornela Dardha, Britani
  14. Dr. Orsa Kekezi, Suedi
  15. Dr. c. Paola Tili, Itali
  16. Dr. Retis Shtino, Belgjikë
  17. Dr. Rudina Jasini, Britani
  18. Prof. Assist. Dr. Sabah Bushaj, ShBA
  19. Dr. Salijona Dyrmishi, Holandë
  20. Prof. Assoc. Dr. Sead Zimeri, Norvegji
  21. Dr. Sedat Adili, Zvicër

104. Dr. Selma Dyca, Francë
105. Dr. Shefqet Hajdari, Gjermani
106. Dr. Shkëlzen Hasanaj, Itali
107. Dr. c. Sidorela Uku, Slloveni
108. Dr. c. Sofokli Çakalli, ShBA
109. Prof. Assoc. Dr. Sokol Kosta, Danimarkë 110. Dr. Stela Dhima, Gjermani
111. Dr. Taulant Muka, Zvicër
112. Dr. Theodor Kouro, Republika Çeke 113. Dr. c. Uljad Berdica, Britani
114. Dr. Vangjush Komini, Suedi
115. Dr. c. Vanisa Petriti, ShBA
116. Dr. Viola Shahini, Belgjikë
117. Prof. Dr. Vjosa Musliu, Belgjikë
118. Dr. c. Xhensila Llanaj, Hungari
119. Dr. Xhensilda Allka, Spanjë
120. Dr. Xhoela Bame, Britani
121. Dr. Xhorxhina Shaulli, Zvicër
122. Dr. c. Xhulja Shahini, Gjermani
123. Dr. Zenalda Hajdaraj, Itali

3

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB