POSTIMET E FUNDIT

KQZ përmbyll numërimin e votave me postë: 82,809 pako të aprovuara, procesi zgjedhor drejt finalizimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka njoftuar për përmbylljen e procesit të numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë vendit, përkatësisht votimi përmes postës, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendi i Kosovës të mbajtura më 7 qershor 2026.Sipas njoftimit zyrtar, numërimi në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar të mërkurën në orën 14:30, ndërsa rezultatet janë përditësuar në platformën e institucionit. Procesi i numërimit ka nisur më 12 qershor në orën 21:00 dhe gjatë tij janë përpunuar gjithsej 223 kuti votimi, të cilat përmbanin zarfet me fletëvotime të dërguara nga diaspora. Votimi përmes postës është zhvilluar në periudhën 21 maj – 6 qershor 2026, ndërsa sipas të dhënave të KQZ-së, rreth 105 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për të ushtruar të drejtën e votës përmes kësaj forme. Në një fazë paraprake të procesit, KQZ kishte përfunduar vlerësimin e 85,790 pakove të supozuara me fletëvotime.

Prej tyre, 82,809 janë aprovuar dhe janë përfshirë në numërim, ndërsa 2,981 janë refuzuar për mosplotësim të kritereve të përcaktuara. Zyrtarët e KQZ-së vlerësojnë se përfundimi i numërimit të votave me postë përbën një hap të rëndësishëm drejt finalizimit të rezultateve zgjedhore, duke konsoliduar procesin e votimit të diasporës, i cili tashmë është bërë pjesë kyçe e zgjedhjeve në Kosovë, transmeton rtk.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB