
Nga Dashnim HEBIBI, Zürich
Unë kam qenë brenda një lisi
Në një moshë krejt të re
aty ndjeva një diçka të veçantë
Një ëndërr të rrënjëve
Një ëndërr të shtrirjes së degëve
Dhimbja ime më mjafton
Pëshpëritjet nuk më duhen
Vuajtjen e domosdoshme të jetës do i vuaj
Koha ime e ka këtë drejtim
Dritarja ime është e hapur me tërë udhëtarët e dritës
Presheva është toka ime e njejtë
Krahinë e Mollës së Kuqe quhet
si Kosova, e njejtë
si lirida, e njejtë
si Ulqini e njejtë
Si Shkupi e njejtë
s´i Çamëria!…
Degët e lisit dhe lëvozhga e tij
kanë alfabetin e vet
se kuptojnë ata që janë aty
me gjakë udha u shtru
Shumë dhimbje ka duru
Aty është lisi
Aty do të jenë degët
Se dielli është ilir
Edhe sot
E kam të njejtën plagë të kohës
dhe të njejtën dhimbje…




