
Shefqet Cakolli, president i SHKA “Dardania” në Winterthur
Ajo krijoj një imagjinat, për kopshtine tim, që e kemi të përbashkët, dhe sa here që vjenë ose luan, ose i ndihmon gjyshit në punimet e tija.
E gjitha nga kjo më dhuroj një dhuratë të veqant për kopshtin tim, që po kaloj kogja kohëve të fundit në te, duke zbukurua, me lule, me mbjellëje e me planifikime të parcelave me zarzavate, peme e perime!
Natyrisht se nga kjo dhuratë e çmuar, gjyshit i lind inspirimi me i thur një poezi, andaj edhe po e shpërndajmë me ju!

NGJYRAT E MBESËS SIME!
Në një gur të vogël, me ngjyra pranvere,
Një dorë e vogël shkroi një botë të tërë.
Flutura u ngrit, si ëndërr në fluturim,
Mbi lule që çelin n`pafajësi e gëzim.
Nuk është veç gur, është zemër fëmije,
Që në heshtje flet, por thotë sa mijëra fjalë.
Është një dhuratë që s’peshon në dorë,
Por rëndon në shpirt, si kujtim që s’harrohet kurrë.
N` kopshtin tim, kur ta vendos, mes gjelbërimit t`qetë,
Do të rrijë si një roje e vogël e dashurisë së vërtetë.
Dhe sa herë ta shohësh, mes luleve në dritë,
Do të buzëqeshë mbesa ime, aty çdo ditë.
Winterthur, 29.03.2026




