POSTIMET E FUNDIT

“DITA E DIVERSITETIT” SJELL KULTURËN SHQIPTARE NË WINTERTHUR Të ZVICRËS!

Nga Shefqet Cakolli, President i SH.K.A. “Dardania” në Winterthur

SH.K.A “DARDANIA” PREZENTOHET ME DY PAQAQITJE ARTISTIKE!

Në kuadër të manifestimit të madh ndërkulturor “Der Tag der Vielfalt” – Dita e
Diversitetit, që do të mbahet në Winterthur, ku si çdo here që nga viti 1995, edhe këtë vit do të marrë pjesë SH.K.A. “Dardania”, duke prezantuar para publikut zviceran dhe ndërkombëtar vlerat e mirëfillta të kulturës dhe folklorit shqiptar.
Programi artistik i SH.K.A. Dardania do të jetë i ndarë në dy pjesë të paraqitjeve të
veçanta gjatë kësaj mbrëmjes festive.

Paraqitja e parë do të mbahet nga ora 17:00 deri në 17:30, ku publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë tingujt autentikë të çiftelisë shqiptare, të njoftohen për veglën çiftelia, të interpretuara dhe spjeguara nga dy motrat e talentuara Balaj – Aurelia dhe Kleofina – në kuadër të SH.K.A “Dardania”.

Ky interpretim – spjegim pritet të sjellë emocione të veçanta dhe të përcjellë një pjesë të shpirtit artistik shqiptar përmes instrumentit tradicional që ndër breza ka ruajtur identitetin dhe frymën kombëtare.

Ndërsa në pjesën e dytë të programit, nga ora 20:50 deri në 21:10, SH.K.A “Dardania” do të prezantohet me një program të pasur artistik me valle instrumentale, me këngë dhe valle autoktone shqiptare, të përgatitura nga grupet artistike të shoqërisë.

Pjesëmarrja e SH.K.A. “Dardania ” në aktivitete të tilla tashmë është bërë tradicionale dhe dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm për ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e kulturës shqiptare në diasporë, sidomos para zviceranëve dhe popujve tjerë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

“Der Tag der Vielfalt” mbetet një nga aktivitetet më të rëndësishme ndërkulturore në Winterthur, ku kultura të ndryshme bashkohen në një atmosferë festive, duke promovuar respektin, bashkëjetesën dhe diversitetin kulturor, jo vetëm me vallëzime, këndime e veshje tradicionale, por edhe me ushqime të ndryshme që organizohen gjatë gjithë kohës sa vijon ky festivali i rëndësishmëm për komunitetet e ndryshme në Winterthur me rrethinë!

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB