BallinaDiasporaKurti takohet me kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen, Wüst

Kurti takohet me kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen, Wüst

-

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me kryeministrin e landit Nordrhein-Westfalen, Hendrik Wüst, në kuadër vizitës zyrtare në Gjermani. Kurti shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen historike të Gjermanisë, nga pritja e refugjatëve kosovarë gjatë luftës së viteve 1998–1999 deri tek kontributi vendimtar në rindërtimin e vendit pas luftës. Ky solidaritet, theksoi ai, është themeli mbi të cilin ndërtohet partneriteti i sotëm. Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet shteteve, me theks të veçantë rolin që mund të ketë mërgata në ndërtimin e urave lidhëse për rritjen e aktivitetit të përbashkët ekonomik dhe shkëmbimet tregtare.

Kryeministri në detyrë po ashtu foli për rëndësinë e shkëmbimeve kulturore dhe atyre të arsimit profesional. /BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kur arkivat flasin, historia nuk mund të heshtë – Prof. Dr....

0
Përgatiti Dashnim HEBIBI Prof. Dr. Shkodran C. Imeraj, pas një viti hulumtim të pandërprerë, sjell një botim të veçantë mbi riatdhesimin e eshtrave të ushtarëve...