BallinaEKSKLUZIVEZëri i Fuqishëm i Fjalës së Lirë: Angela Kosta, Poezia Shqipe që...

Zëri i Fuqishëm i Fjalës së Lirë: Angela Kosta, Poezia Shqipe që Udhëton në Botë

-

Screenshot

Nga Dashnim HEBIBI, Cyrih

Sërish falënderoj me shumë mirënjohje botuesen Christine Chen për përkthimin dhe botimin e librit tim poetik në gjuhën kineze, i cili është prezantuar gjithashtu në revistën prestigjioze GLOBAL MUSE – Zelanda e Re. Ndihem e nderuar!

Këto fjalë të poetes, shkrimtares dhe përkthyeses së njohur Angela Kosta janë shumë më tepër se një falënderim. Ato shprehin modestinë e një krijueseje, por njëkohësisht dëshmojnë edhe një rrugëtim të madh kulturor, përmes të cilit fjala shqipe po udhëton përtej kufijve dhe po takohet me lexues të rinj në vende të ndryshme të botës. Angela Kosta, e cila ndan jetën dhe krijimtarinë mes Shqipërisë dhe Italisë, është një zë i veçantë i letërsisë bashkëkohore shqiptare. Por ajo është edhe shumë më tepër se një poete, shkrimtare dhe përkthyese. Ajo është një urë lidhëse mes krijuesve shqiptarë dhe botës, një zë që nuk lodhet së promovuari letërsinë, kulturën dhe autorët shqiptarë në hapësirat ndërkombëtare.

Znj. Kosta është një shpirt engjëll që falë saj shumë krijues shqiptarë sot janë nëpër gazeta e revista të ndryshme evropiane. Kjo fjali e përmbledh bukur atë që Angela ka bërë ndër vite: ka hapur dyer, ka krijuar mundësi dhe ka ndihmuar që zëri i shumë krijuesve shqiptarë të mos mbetet vetëm brenda kufijve të gjuhës dhe vendit tonë. Është e pamundur të përshkruhet me pak fjalë puna e madhe e kësaj “ambasadoreje të kulturës në diasporë”. Përmes përkthimeve, botimeve, kontakteve kulturore dhe përkushtimit të saj, ajo ka dëshmuar se dashuria për letërsinë mund të kthehet në një mision të vërtetë. Dhe sot, kur një libër poetik shqiptar përkthehet dhe botohet në gjuhën kineze, kur prezantohet në një revistë prestigjioze si GLOBAL MUSE në Zelandën e Re, kemi të bëjmë me një ngjarje që meriton të vlerësohet jo vetëm si sukses individual, por edhe si një arritje për kulturën shqiptare.

Është një moment kur mund të themi me krenari se fjala shqipe po udhëton nëpër botë.

Pas çdo libri, çdo përkthimi dhe çdo botimi ndërkombëtar qëndron një punë e madhe, një përkushtim i heshtur dhe një besim i palëkundur te fuqia e letërsisë. Prandaj, ky sukses i Angela Kostës është edhe një sukses i të gjithë atyre krijuesve shqiptarë që besojnë se arti dhe fjala nuk kanë kufij. Në një kohë kur diaspora shqiptare është shpërndarë në shumë vende të botës, figura të tilla si Angela Kosta bëhen edhe më të rëndësishme. Ajo nuk e harron gjuhën, kulturën dhe letërsinë e vendit të saj; përkundrazi, i merr me vete dhe i prezanton me dinjitet në hapësirat ku jeton dhe vepron.

“Kemi zërin e fuqishëm të fjalës së lirë në botë.”

Kjo është një nga vlerat më të mëdha që na përcjell ky sukses. Sepse fjala e lirë, fjala poetike dhe fjala shqipe mund të kapërcejnë çdo kufi, të përkthehen në gjuhë të tjera dhe të gjejnë vend në zemrat e lexuesve të panjohur. Angela Kosta është një prej atyre njerëzve që nuk punojnë vetëm për veten. Ajo punon edhe për të tjerët, për krijuesit, për letërsinë dhe për identitetin kulturor shqiptar. Prandaj, sot meritojnë të shprehen mirënjohje, respekt dhe urime të përzemërta për këtë grua të palodhur të kulturës shqiptare. Urime, e dashur Angela Kosta, për këtë sukses të bukur dhe të merituar! Uroj që fjala jote të vazhdojë të udhëtojë nga Shqipëria e Italia drejt çdo cepi të botës, duke marrë me vete bukurinë e gjuhës shqipe dhe shpirtin e letërsisë sonë. Suksesi yt është krenari për ty, por edhe për ne shqiptarët kudo që jemi. Mirënjohje për punën, përkushtimin dhe dashurinë me të cilën vazhdon të jesh një ambasadore e denjë e kulturës dhe fjalës shqipe në botë.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Gjenerali italian Roberto Vergori do të jetë komandanti i ardhshëm i...

0
Gjeneralmajori italian Roberto Vergori është caktuar komandanti i ardhshëm i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, ndërsa procesi i kalimit të përgjegjësive te ai,...