BallinaAtdheuKQZ: Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e partive në fletëvotim

KQZ: Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e partive në fletëvotim

-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të organizojë më 16 maj tërheqjen e shortit për caktimin e numrave rendorë të subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026. Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

Elezi tha se tërheqja e numrave për renditje në fletëvotim, pritet të bëhet nga 27 subjekte politike. “Pas periudhës zgjedhore për njoftim të pjesëmarrjes në zgjedhje nga partitë politike dhe për formim të koalicioneve (1 – 7 maj), si dhe periudhës për aplikim për certifikim nga subjektet e reja politike (2 – 10 maj), numri i përgjithshëm i subjekteve politike që mund të jenë pjesë e zgjedhjeve të parakohshme, është: 27, prej tyre 22 parti politike; 3 koalicione; 1 nismë qytetare; dhe 1 kandidat i pavarur”, tha Elezi.

Sipas afateve të miratuara nga KQZ, fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë, e cila do të zgjasë 10 ditë e 7 orë, nuk do të fillojë menjëherë pas tërheqjes së shortit për numrat rendorë në fletëvotim.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që periudha e fushatës së zgjedhjeve për subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar të fillojë më 28 maj dhe të përfundojë në orën 06:59 të mëngjesit të datës 7 qershor 2026”, deklaroi Elezi./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Pulla postare e `Rilindjes` i dhurohet Bibliotekës Kombëtare

0
Pulla postare e gazetës historike “Rilindja” i është dhuruar Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, me rastin e 80-vjetorit të themelimit të gazetës. Drejtoresha...