POSTIMET E FUNDIT

Në 20-vjetorin e akademisë së UÇPMB-së, Vigan Berisha vlerësohet me mirënjohje të veçantë

Përgatiti Dashnim HEBIBI

St.Gallen, 10 maj 2026 – Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, është nderuar me mirënjohje të veçantë nga Këshilli Organizativ i Akademisë Përkujtimore të UÇPMB-së, z.Fazli Musliu, Zenel Neziri dhe Dashnim HEBIBI, akademia e vetme përkujtimore që mbahet në diasporë dhe që tashmë ka shënuar 20 vite organizim të pandërprerë në Zvicër.

Kjo mirënjohje iu nda nga Këshilli Organuzativ z. Berisha në shenjë vlerësimi për përkushtimin, mbështetjen dhe kontributin e tij të vazhdueshëm që nga dita e parë e marrjes së detyrës, duke qëndruar gjithmonë pranë bashkatdhetarëve dhe duke mos anashkaluar asnjë pjesë të komunitetit shqiptar në diasporë.

Në akademinë përkujtimore të mbajtur në St. Gallen, ku morën pjesë shumë bashkatdhetarë, veprimtarë dhe përfaqësues institucionalë, z. Berisha theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të sakrificës së dëshmorëve të kombit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai u shpreh:

“Këtë të dielë, në St. Gallen, kishim nderin dhe privilegjin e veçantë të jemi pjesë e akademisë përkujtimore kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar. Me respekt dhe përulësi ndamë disa fjalë për sakrificën sublime të bijve dhe bijave më të mirë të kombit, të cilët u bënë themel i lirisë, dinjitetit dhe identitetit tonë kombëtar.

Falënderim i sinqertë për organizatorët për mikpritjen, respektin dhe mirënjohjen e ndarë me këtë rast, një vlerësim që e pranojmë me përulësi dhe përgjegjësi të veçantë. Njëkohësisht, falënderojmë të gjithë bashkatdhetarët që me praninë e tyre dëshmuan se kujtesa për dëshmorët tanë mbetet e gjallë, e përhershme dhe frymëzim për brezat që vijnë.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!
Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe vepra e tyre!”

Mirënjohja për z. Berisha u prit me duartrokitje nga të pranishmit, duke vlerësuar angazhimin e tij institucional dhe kombëtar në shërbim të komunitetit shqiptar në Zvicër.

Foto nga Daut Luboja

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB