Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike, gjatë së cilës është miratuar kërkesa e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas vendimit, për këtë qëllim janë ndarë gjithsej 10,887,186.45 euro, të cilat do të përdoren për përgatitjen dhe zhvillimin e procesit zgjedhor për Kuvendin e Republikës së Kosovës, transmeton “Bota sot”.
Zgjedhjet e parakohshme janë planifikuar të mbahen më 7 qershor 2026, ndërsa fondet e miratuara synojnë të sigurojnë mbarëvajtjen e të gjithë procesit zgjedhor, përfshirë organizimin teknik dhe logjistik në të gjithë vendin.
Subjektet politike dhe koalicionet pjesëmarrëse në zgjedhjet e 7 qershorit
1. Partia Socialdemokrate; 2. Kosovaki Nevi Romani Partia; 3. Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve; 4. Za Slobodu Pravdu i Opstanak; 5. Srpska Lista; 6. Yenilikçi Türk Hareket Partisi; 7. Lidhja Demokratike e Kosovës; 8. Fjala; 9. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës; 10. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK; 11. Socialdemokratska Unija; 12. Jedinstvena Goranska Partija; 13. Kosova Demokratik Türk Partisi; 14. Nova Demokratska Stranka; 15. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës; 16. Kosovski Savez; 17. Partia Balliste; 18. Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale; 19. Partia Liberale Egjiptiane; 20. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; 21. Stranka Demokratske Akcije; dhe 22. Partia Demokratike e Kosovës.
Koalicionit: 1. Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan (Koalicija VAKAT); (2). Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (Ashkalitë e Bashkuar) dhe 3. Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (Lëvizja VETËVENDOSJE!)./BS




